Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Do ngelet Durrësi pa një port? Belinda Balluku i përgjigjet opozitës: Po kërkoni ta ktheni në një ”kalë beteje”

12:17 / March 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 21 121557
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, gjatë fjalës në Kuvend foli për projektet që sipas saj janë të rëndësishme për vendin, jo vetëm për nga ekonomia, por edhe turizmi. Duke u ndalur fillimisht te Porto Romano dhe Porti i Durrësit, Balluku shtoi se nuk do të ketë asnjë mbyllje të këtyre porteve dhe se të ardhurat nga këto dy projekte arrijnë mbi 280 milionë euro. Ajo sqaroi më tej se, për këto projekte është bërë prezantimi në selinë qendrore të NATO-s duke u vlerësuar si një zonë shumë e rëndësishme.

Balluku tha se Porti i Durrësit do të vazhdojë të jetë i shqiptarëve, ndryshe nga çfarë ka deklaruar opozita, e cila, sipas saj, po e përdor këtë projekt, për ta kthyer në një ”kalë beteje”.

“Ju e keni dizenjuar zonën e Porto Romans si një zonë detare. Por ju do të pyesni se përse këto po bëhen me paratë e buxhetit ttë shtetit, por ajo zonë do të jetë edhe militare. Ne e kemi thënë publikisht pasi kemi bërë prezantimin në selinë qendrore të NATO-s dhe është prezantuar si zonë e rëndësishme. Në paketën 390 milionë euro që do të investohen në këtë port, 175 milionë janë të dedikuara për punime në infrastrukturë detare parësore dhe do t’i shërbejnë edhe portit militar që do të ngrihet në zonë. Nga ana tjetër ndjehemi të shqetësuar që opozita përdor këtë projekt për ta kthyer në një kalë beteje, pasi këtu preket interesi i të gjithë shqiptarëve”, tha ajo.

Sa i përket zhvendosjes së Portit të Durrësit në Porto Romano, Balluku deklaroi se, ky është projekti më transparent i bërë deri më tani. ”Dhe nuk bëhet fjalë për mbylljen e një porti dhe hapjen e një porti tjetër, por për të dy portet, një turistik dhe një militar”, tha Balluku.

belinda balluku Porti Durrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.