Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do qesësh kafe apo…”/ Zbardhen përgjimet që fundosën 32 policët në Morinë

23:14 / April 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pergjimet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin për efektivët e Policisë Kufitare në Morinë të cilët u arrestuan disa ditë më parë për akuzat për korrupsion. 15 prej tyre do të qëndrojnë në burg, 14 në arrest shtëpie, 2 prej të cilëve qytetarë, ndërkohë që 4 efektivë të tjerë mbeten të pezulluar.

Për më shumë se 1 vit, kabinat ku qëndronin punonjësit e policisë Kufitare në Morinë u mbajtën në vëzhgimin e SPAK me anë të kamerave. Përgjimet treguan se efektivët, turn pas turni merrnin vlera monetare për të lejuar kalime të paligjshme të qytetarëve.

Në pamje duket që efektivi merr një pasaportë, brenda të cilës është një 10 euroshe. Hetimet dokumentuan edhe raste të kontrabandës.

Pas bisedës me këtë shtetas, dy efektivë policie diskutojnë në kabinë për rastin, teksa qytetari fut dokumente me një vlerë prej 10 Euro brenda. Rezulton se ky shtetas dhe i afërmi i tij kanë futur në Shqipëri shumë makina pa i zhdoganuar.

Vlerat monetare ishin të ndryshme.

Ato nisnin me 5 Euro për raste të qytetarëve të cilët kishin probleme me mjetet e identifikimit, i kishin të dëmtuara, apo nuk kishin teste Covidi. Si dhe me vlera monetare prej 50 eurosh e më shumë për raste të tjera të lejimit me vetëdije të personave me probleme me ligjin, apo kontrabandës.

Nga sjellja e treguar në kamerat e vëzhgimit, por edhe komunikimeve që efektivët kanë pasur me njëri-tjetrin, SPAK thotë se korrupsioni nuk ishte individual, por kartëmonedhat mblidheshin në të njëjtin vend për tu shpërndarë më pas.

Polici: Ti je Arsimi eee?

Shtetasi kosovar: Po.

Polici: Si e ke emrin ti?

Shtetasi tjeter kosovar: Bajrush…. Dokumenti ka mbaru krejt

Polici: A jeni tre veta?

Shtetasi kosovar: Katër jemi

Braha: Hape krahun pak uli xhamat se je me xhama te te zi … ma jep dokumentin ti

Shtetasi kosovar: E ka arru

Polici: Shko mere qa ku e ki …. A e di familja qe ka ik

Shtetasi kosovar: e di

Polici: A keni bo vaksina ju? Testin?

Shtetasi kosovar: Po e kemi

Polici: Po ata mbrapa?

Shtetasi kosovar: Jo vaksinat I kena krejt te tre

Polici: Njoni se ka as dokumentin as ate

Shtetasi kosovar: Per nji kafe …

Në pamje duket që efektivi merr një pasaportë, brenda të cilës është një 10 euroshe.

Përgjimi dy për kontrabandën

Shtetasi: Du me ik prapë për në Gjermni, në Hungari ….

Polici: Po

Shtetasi: A je në rregull. Du me ik prapë atje se kam makinë tjetër për të sjell. A e shef dot ti a duket gjë

Polici: Janë hi shumë makina or djalë. Sa makina ke pru në Shqipëri ti? Po s’lejohet mbi tre makina or mik.

Shtetasi: Po si s’lejohet o

Polici: 1.2.3.4.5.6 ç’i ke këto makina vari ..

Polici: Ke ndonjë gjë në makinë?

Shtetasi: Urdhëro?

Polici: Në makinë ke ndonjë gjë që nuk lejohet? Do qesësh kafe….. apo nuk ke gjë?

Pas bisedës me këtë shtetas, dy efektivë policie diskutojnë në kabinë për rastin, teksa qytetari fut dokumente me një vlerë prej 10 Euro brenda. Rezulton se ky shtetas dhe i afërmi i tij kanë futur në Shqipëri shumë makina pa i zhdoganuar. /Tv Klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.