Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Sekuestro lodrave pa certifikimin CE”/ Sahitaj: Kanë elementë kimikë

14:13 / December 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lodra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lavdrim Sahitaj, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së tregut, tha se ISHMT ka dyfishuar kontrollet dhe inspektimet në terren për të bërë të mundur vlerësimin e produkteve që do të blihen nga konsumatorët shqiptarë.

Ndër të tjera, ai dha edhe një lajm sa u përket lodrave për fëmijët, për të cilat tha se disa prej tyre do të ndaloheshin të shiteshin dhe do të sekuestroheshin, nëse nuk kanë markimin CE, pra nëse nuk janë të certifikuar si të sigurta.

Sahitaj tha në “Fax” Tv se kjo masë vinte si pasojë e përbërjes së këtyre objekteve, që përmbanin edhe substanca që mund të dëmtojnë fëmijët. Ai tha se duhet që edhe vetë konsumatorët të ndërgjegjësohen e të kontrollojnë nëse lojërat që do blejnë kanë certifikimin e duhur.

“Kanë elementët kimikë jashtë kontrollit, janë lehtësisht të thyeshme që mund të bëhen shkak për gëlltitjen nga fëmijët. Janë disa lodra që përdoren si antistres për të luajtur nga fëmijët, të cilat përmbajnë xhelatinë. Të kenë kujdes me këta lodra, sepse janë të rrezikshme, kanë lëvizje të forta. Por të shohim nëse janë të kolauduara, të shoqërohen me prindër”, tha Sahitaj.

I pyetur a janë kryer inspektime duke parë se ka lodra në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ai tha: “Po, kemi bërë inspektime. Janë lodra që vijnë nga vendet e BE dhe kjo është një garanci, por ne e kemi bërë punën tonë me kontrollin dhe testimin. Ka një procedurë të ngjashme me kolaudimin e makinave dhe nëse këto lodra nuk e kalojnë dot, Bashkia nuk jep leje për përdorimin e tyre.

Sa u përket ashensorëve, Sahitaj tha: Janë problem i madh, i akumuluar ndër vite. Tani ministria e Financave dhe Inspektoriati po punojnë ngushtë për të trajtuar certifikimin e ashensorëve. Më parë, lejet e shfrytëzimit të pallateve merreshin pa u vendosur ashensorët. Ne kemi ndërhyrë dhe kjo gjë nuk është më e lejueshme. Nga ana tjetër, kemi ashensorët që duhet të certifikohen në regjistrin CE.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.