Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do të bëjmë gjithçka nëse Rama kërkon të…”, Berisha zbardh detajet për regjistrimin në KQZ

21:49 / November 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bs sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka për detyrim ligjor dhe kushtetues regjistrimin e Partisë Demorkatike në zgjedhjet lokale.

Berisha tha se nëse kryeministri Rama do të përpiqet të konfiskojë flamurin e Partisë Demorkatike, duke nënkuptuar regjistrimin e grupit Alibeaj në zgjedhje, atëherë Partia Demokratike sipas tij do të bëjë gjithçka për të mbrojtur flamurin.

Për sa i përket gjuhës së kryeminsitrit Rama në parlament gjatë seancës së fundit, Berisha tha se qëllimi ishte për të fshehur ligjin korruptiv të Portit të Durrësit, ku ai është aksioner me 20-30%.

“Paraqitet në parlament me një gjuhë ordineri vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ligji i Portit të Durrësit për të cilin ai është aksioner me të paktën 20-30%.

Nuk jemi dy pjesë, ka një Parti Demokratike. Një parti nuk është parlamenti i Shqipërisë. Një skemë e improvizuar nga Edi Rama nuk është opozita. Partia Demokratike ka përmbushur të gjitha standardet dhe vjen më e fortë se kurrë.

Ka një grup po që nuk mund të quhet kurrë pjesë e Partisë Demokratike, janë një grup deputetësh pjesë e PD-së që janë të ftuar të kontribuojnë si deputet dhe si anëtarë.

Ka një statut themelor dhe ka një Kushtetutë që ka përcaktuar standardet, është më demokratikja në historinë e këtij vendi. U jep të drejtë të gjithëve të kandidojnë në primare ose atyre që nuk janë dakord me kryetarin të krijojnë fraksionet.

Realiteti është se ka një parti me forume të zgjedhura nga baza deri në krye. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është i detyruar në ligj dhe Kushtetutë të njoh partinë e regjistruar më 25 mars. Të rikujtoj këtu se Bindja Demokratike u regjistrua nga Komisioni Zgjedhor edhe përpara vendimit të gjykatës. Ka një përpjekje të Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD-së. Absolutisht PD do të bëjë gjithçka për çlirimin e flamurit të saj dhe ka një përgjegjës që kërkon ta konfiskojë dhe ky është Edi Rama. Ne do t’i qëndrojmë atij me gjithë forcën që ka kjo parti. Do të çojmë vendimin e gjykatës në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Berisha.

Berisha Rama regjistrimi kqz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.