Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Do të çoj të të gropos në mal”/ Nëna e 22-vjeçares rrëfen torturat e së bijës nga i shoqi: Kur ishte 5 muajshe…

14:00 / September 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 dafina 1695638250
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e 22-vjeçares shqiptare, Dafina, e cila u torturua për më shumë se 2 vite nga bashkëshorti i saj Aurel Kurti, ka rrëfyer torturat e përjetuara nga vajza e saj.

Ajo u shpreh se kur e bija ishte 5 muajshe shtatzënë 28-vjeçari ka qenë duke e mbytur.

E ëma e të resë, në një intervistë telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, tregoi se dhëndri ka qenë i martuar edhe më parë, dhe se nuk ishte dakord për lidhjen e tij me të bijën.

Ajo tregoi se i bija i ka treguar kërcënimet e të shoqit, i cili sipas saj, i thoshte “do të çoj të të gropos në mal”.

“Nuk kam qenë dakord që në fillim me lidhjen e tyre. Goca më tha më dhunon, më mbyll brenda. Unë kam rritur tre fëmijë jetimë. Sherret ka pasur gjithmonë që kur e ka marrë, shamata e tortura. 28-vjeçari ka qenë i martuar edhe më parë.

Kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë tjetër. Nuk e njihja. Nuk isha dakord që ta merrte goca ime. Sipas asaj që dëgjova, për dhunë i ka ikur dhe tjetra. Ai la gruan dhe u lidh me gocën time.

Vajza ime ishte e lidhur me një djalë, bashkëjetoi ca kohë me të. Pastaj u gënjye nga Aureli. Goca qante se e shikonte nënën të gjakosur. Ai i thoshte pse qan kot. Vajza nuk e kishte denoncuar, thoshte nuk di rrugët as gjuhën.

Vajza kishte telefon por nuk i lejonte minuta që të fliste. E bëja unë ofertën që të flisja me të. Vetëm unë e kisha numrin e saj, i ka bërë shamatë të paparë “pse i ke dhënë mamit numrin?”.

“Nuk dua t’ia dëgjoj zërin”, thoshte ai kur i kërkoja vajzës që ta ma kalonte në telefon. “Pse ke dalë në dritare”, i thoshte, nuk e lejonte të dilte jashtë.

ë një moment i ka thënë “do të mbys me duart e mia, do të çoj të të gropos në mal”. Ndërsa vajza i ka thënë “mos më merr në qafë”. Kanë qenë duke ngrënë bukë kur nisi sherri. Më goditi me diçka dhe më kanë shpëtuar komshinjtë. 

Pak te fliste Dafina fillonin torturat e papara. Kur vajza ishte 5 muajshe shtatzënë ka qenë duke e mbytur, mi ka treguar goca të gjitha. Djali i Gëzimit i madhi, kunati i Dafinës i ka shpëtuar jetën gocës sime. Kur ka qenë shtatzënë 5 muajsh me gocën, ka hyrë brenda dhe i ka hequr vajzën nga duart. Familja e 28-vjeçarit është në dijeni. Vajzën dhe mbesën i ka marrë shteti grek në mbrojtje”, rrëfeu nëna e 22-vjeçares.

Tortura ndaj bashkëshortes u zbulua mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) kur fqinjët shpëtuan të renë nga duart e tij, pasi po tentoi ta mbyste brenda banesës ku jetonin.

Aurel Kurti e kishte kapur me duar për qafe, por kanë qenë britmat e 22-vjeçares që kanë mobilizuar banorët të cilën kanë shkuar tek banesa duke goditur dyert me forcë për ta shpëtuar. Në atë moment shqiptari ka tentuar të ikë nga dera e jashtme por është kapur nga fqinjët, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.

Kur efektivë hynë brenda e gjetën shqiptaren të gjakosur me vajzën 2 vjeçe e gjysmë në krahë duke e përqafuar.

aurel kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.