Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Do të donit çerdhe dhe kopshte në vendin e punës? Kjo mund të bëhet realitet

16:10 / June 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj kopshtet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Do të donit të kishit çerdhe dhe kopshte në vendin ku punoni? Epo kjo mund të bëhet realitet në Tiranë, sipas kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kjo nismë mund të nisë nga institucioni i bashkisë fillimisht për të vijuar edhe në institucione apo biznese të tjera.

“Do ishte në të mirën e Bashkisë së Tiranës që ne vetë njëherë të krijonim një çerdhe publike në premisat e bashkisë për vetë Bashkinë e Tiranës. Do siguroheshim që nënat që punojnë në Bashki të kishin një produktivitet më të lartë, falë faktit që brenda në institucion është ruajtur një hapësirë për çerdhe ose kopësht”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë tha se rreth 200 kompani iu përgjigjën thirrjes në ato ditë të nxehta, teksa afronte viti shkollor, dhe hapeshin kopshtet dhe çerdhet.

Ky propozim i kryebashkiakut Veliaj gjeti menjëherë mbështetjen edhe të përfaqësuesve të biznesit, të cilët shprehën gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij projekti.  Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së fasonistëve theksoi se kjo nismë është tepër pozitive.

 “Kam parë dhe eksperienca shumë pozitive të vendeve fqinje. Nga ana tjetër bëra një pyetësor te ndërmarrjet e mia dhe po ju them që 100% e grave ishin dakord që t’i sillnim fëmijët në kopshtin pranë ndërmarrjes, nëse behet. Jam shumë optimist për këtë gjë sepse e kuptoj shumë mirë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.