Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Do të hap shtëpi publike e do të legalizoj hashashin’, kandidati për bashkinë e Këlcyrës ‘shpalos’ premtimet

16:55 / May 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hazbi kasaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hapja e shtëpive publike dhe legalizimi i hashashit për banorët e Këlcyrës. Këto janë dy prej pikave të veçanta që kandidati për Bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj premton për programin e tij elektoral.

 Kasaj është përfaqësues i Partisë së Emigracionit Shqiptar me kryetar Kristaq Papa për shkak se nuk mundi të rregjistrohet si kandidat i pavarur.  Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Kasaj ka treguar edhe pikat e ‘forta’ për kandidaturën e tij.

“Afati i të pavarurit kishte kaluar. Para pak ditësh unë thash sloganin tim: “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf “. Nëse do bëhem kryebashkiak të jeni të bindur dhe rinia e Tepelenës, Gjirokastër dhe Përmetit do të banojnë këtu.. Do të ikin vetëm një muaj në vit për turist nëpër botë. Greqi , Francë e Angli. Ata do kenë bollëkun do kenë paranë. Pak Punë dhe shumë qejf. Qejfi është i shumë llojshëm. Dikush do shpinë publike, dikush do argëtimin, dikush boksin. Bashkia Këlcyrë me kryetar mua do ti  ketë të programuara këto. do hapim shpia publike do legalizohet hashashi me referendum . Unë jam me 1000%  i sigurtë që kryeministri do të na lejojë ta hapim shpi publike dhe të legalizojmë hashashin,  të furnizojmë botën me hashash” ka deklaruar kandidati për kryetar bashkie në Këlcyrë.

Herën e fundit që Kasaj kandidojë, ai përfaqësoi Partinë Komuniste ku grumbulloi më pak se 120 vota. Ambiciet e tij janë të shumta pasi ekonominë vendase, kërkon t’a zhvillojë përmes kultivimit të hashashit ndërsa për argëtimin e rinisë, çeljen e shtëpive publike. Përballë Kasajt për bashkinë e Këlcyrës do të jenë  Klement Ndonin nga PS që rikandidon për një mandat të tretë dhe Shkëlqim Muhaj nga partia Bindja Demokratike.

Kasaj zhvillimet e fundit politike i komenton në favor të qeverisë shqiptare ku nuk fsheh simpatinë për kryeministrin Edi Rama. Sipas Kasajt, Rama është ‘gjigant dhe strateg’ ndërsa kryetarin e opozitës Lulzim Basha, e krahason me një bravar (marangoz) që po merr në qafë elektoratin e djathtë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha sulmon Shqipërinë në forumin ndërkombëtar: “Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh”

14:37 / July 14, 2026

Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, kallëzohet në Prokurori për abuzime me fondet

14:30 / July 14, 2026

Zjarrvëniet në vend, 29 persona të arrestuar në një muaj e gjysmë! Policia:Mos ndizni zjarre, rrezikoni jetën dhe pronën

13:48 / July 14, 2026

Vala ekstreme e të nxehtit shkakton mbi 10 mijë vdekje në Europë, alarm i kuq në disa vende

13:38 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.