Mbrëmjen e sotme, në “Goca dhe gra” u fol për “Big Brother Vip”.
Teksa Armina u pyet nëse do të futej në “Big Brother Vip 2”, ajo u shpreh se po e konsideron si mundësi por gjithashtu tha se nuk mendon se do t’a fitonte pasi nuk është natyrë konfliktuale.
“Po e konsideroj se më kanë pyetur. Thjesht kam hallin se si do menaxhoj emailet e punës. Mendoj se nuk do isha nga ata që do e fitonin se nuk jam konfliktuale, nuk do krijoja shumë drama ose sherre”, tha Armina.