Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Do të rikthehet në Kuvend apo në NATO? Flet Mimi Kodheli

13:58 / September 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mimi kodheli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Socialistja Mimi Kodheli e cila kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Tiranës, nuk arriti ta thyente herësin për t’u futur në Kuvend. Mirëpo dorëheqja e Najada Çomos, i hap rrugë Kodhelit që të futet në Kuvend.

Sipas Kodit Zgjedhor dhe në përmbushje të nenit 164, me largimin e një deputeteje grua, në Kuvend e zë vendin një grua tjetër e cila ka më shumë vota preferenciale nga kandidatët e tjerë për deputetë. Kështu ajo që ka më shumë vota poshtë listës fituese është Mimi Kodheli.

Kodheli u shpreh në emisionin “Breaking” se e mirëpret rikthimin e saj në parlament, ndërsa paralajmëron se do jetë pjesë aktive e politikës.

Rikonifirmimin si anëtare e Kryesisë së PS, në një kohë që nuk ka post, Kodheli e quan një vlerësim të madh.

“Besoj se do jem në parlament. Falenderoj anëtarët e Asamblesë Kombëtare që më votuan në Kryesinë e PS-së. Është e njëjta përgjegjësi për mua. Por rikonfirmimi edhe kur nuk je pjesë e qeverisjes, mbetet vlerësim i madh. Do jem pjesë aktive e politikës. Kam për të thënë dhe dhënë”, tha Kodheli.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se do vazhdojë edhe punën si zv. presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Për momentin do vazhdoj të jem zv.presidente e Asamblesë Parlamentaret ë NATO-s. Për mua është një nder. Është një ndër detyrat më të larta”, tha Kodheli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Revista prestigjioze “Ambassador”: Shqipëria, një vend që nuk e ka humbur identitetin

11:27 / August 20, 2026

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Situata me zjarret në vend/ 35 vatra në 24 orët e fundit, 5 mbeten ende aktive. Shmanget rreziku për banesat në Gojan të Pukës

09:35 / August 20, 2026

PDK bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës, kërkon zhbllokimin e Kuvendit

08:34 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.