Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në zonën e Pogradecit, ku ka parë nga afër projektin për sistemimin e nyjes ndarëse në hyrje të qytetit dhe në pjesë e që lidh me Tushemishtit.
Por në këto inspektime nuk kanë shpëtuar as batuat e Ramës me kryebashkiakun Ilir Xhankolli, ku kryeministri i ka thënë se ai do të jetonte më shumë pasi ia mori fjalën nga goja. Kjo ka vënë disi në siklet Xhankollin, pasi iu përgjigj me politesë, se ishte më i madh në moshë se sa Rama.
Pjesë nga dialogu
Rama: Se ma more nga goja, do të rrosh më shumë se nuk disktuohet
Xhankolli: Jam më i madh unë me moshë…
Rama: Po mirë nuk ka rëndësi kjo, je i madh me moshë me certifikatë, por me sa vite të jetuar me intensitet janë..
Xhankolli: E vërtetë është, por ti do të rrosh më shumë
Rama: Jo shumë me shumë pak diferencë…
