Të gjithë e mbajmë mend ish ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi. Pas misioneve të tij në Kinë e Mongoli, Sequi është rikthyer në ministrinë e Jashtme italiane në postin e shefit të kabinetit të ministrit Luigi di Maio.
Por duket se ish ambasadori 63-vjeçar paska qenë në një kërcënim të vazhdueshëm nga autorja dhe skenaristja e RAI, Valentina Pizzale. Tashmë ajo është në arrest shtëpie, pas ankesës që Sequi kishte bërë ndaj saj.
Pizzale i ka dërguar ambasadorit mesazhe me tekste të tilla si, ‘do të të shkatërroj’.
Në vitin 2017, Ettore Sequi kishte patur një lidhje të shkurtër me autoren e RAI-t dhe pas ndarjes atij i’u desh t’i drejtohej autoriteteve gjyqësore për ta mbajtur larg gruan që e mundonte dhe kërcënonte.
Sequi e kishte denoncuar edhe më parë gruan pasi ajo, edhe pse ishin ndarë, vazhdonte ta kontaktonte në çdo kohë, duke u përpjekur ta frikësonte atë me anë të kërcënimit se do bënte publike lidhjen e tyre.
Qëllimi i Pizzale ishte të detyronte ambasadorin të mos i jepte fund lidhjes me të. Ajo nuk donte që historia e tyre të merrte fund. Por, duke u përballur me qëndrueshmërinë e Sequi për ta mbajtur sa më larg, mesazhet kishin ndryshuar rrënjësisht, duke u bërë gjithnjë e më shumë kërcënuese dhe më të shpeshta.
Prokuroria, pas denoncimit fillestar, kishte nisur hetimet, të cilat jo vonë e çuan Pizzale-n para gjykatësit të seancës paraprake.
Edhe pse skenaristja e dinte se po hetohej, ajo nuk kishte hequr dorë nga veprimet e saj. Në muajin shtator, kur Sequi u kthye nga Pekini, gjërat shkuan edhe më keq. Dhe ishte pikërisht kjo e shtyu prokurorin Maria Monteleone dhe prokuroren Daniela Cento të kërkojnë arrest shtëpie për Valentina Pizzale.
