Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do të vëmë bombën kudo që të jesh”, kërcënohet me jetë drejtori i Burgjeve në Shqipëri

11:40 / April 13, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agim Ismaili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri, Agim Ismaili është kërcënuar me jetë.

Sipas informacioneve për “Ora News”, në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh kërcënues ku shkruhet: “…e ke tepruar shumë. Kudo që të jesh, ne sërish do të vëmë bombën. Mbaje mend këtë që po të themi…”.

Ky kërcënim është bërë vetëm pak ditë më parë dhe policia së bashku me Prokurorinë e Tiranës kanë nisur hetimet.

Sipas dyshimeve të deritanishme, Ismaili mund të jetë kërcënuar nga një grup kriminal që operon në Tiranë dhe jo vetëm. Këto dyshime janë sepse disa prej anëtarëve të këtij grupi kriminal ndodhen në burg dhe kohët e fundit janë futur në rrëgjimin e posaçëm të izolimit “41 Bis”.

Agim Ismaili, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve është pjesë e komisionit të lartë që vendos marrjen e masave ekstreme për të dënuarit që thyejnë rregulloren.

Pas këtij kërcënimi, drejtori ka rritur masat e sigurisë për veten dhe familjen e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Ismaili kërcënohet, pasi në dhjetor të vitit 2019, u arrestua Muharrem Zilja, pasi i kishte dërguar disa mesazhe kërcënuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Zjarret në vend/ 43 vatra zjarri në 24 orë në vend, 11 mbeten aktive/ Mbrojtja: FA dhe zjarrfikësit në terren

11:27 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.