Teksa foli për arritjet e Shqipërisë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e suksesshëm në SHBA,si këngëtarja Dua Lipa, apo shefja e teknologjisë në Open AI, Mira Murati.
“Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me perëndimin dhe botën. Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund ‘tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona. Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Murati. Në New York nga restorantet më të mira është shqiptare”-u shpreh Blinken.