Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Do të vuani më pak nga depresioni, nëse konsumoni fruta dhe perime

18:49 / July 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fruta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që ekziston një marrëdhënie mes të mirëqenies psikofizike dhe dietave tashmë dihet, por një studim i kohëve të fundit, botuar në revistën Social Science & Medicine, ka treguar se shëndeti ynë mendor varet kryesisht nga dy ushqime: frutat dhe perimet. Do të duhej kaq pak, pra, që të kufizohej rreziku i sëmundjeve mendore.

Sipas një grupi hulumtuesish nga Universiteti i Warwick (Britani e Madhe), në fakt, dyfishimi i konsumit ditor të frutave dhe perimeve do të sillte më pak depresion dhe ankth.

Më shumë fruta dhe perime, më pak depresion dhe ankth

Nga mostrat e marra u kërkuan informacionet e mëposhtme:

Nëse në vitin 2007 ata kishin pasur ose jo një diagnozë të depresionit ose ankthit.

Zakonet ushqimore dhe mënyrat e jetesës për të verifikuar nëse një nga këto çrregullime zhvillohet pas shumë vitesh.

Në fund të eksperimentit u gjet një marrëdhënie e anasjelltë midis konsumit të frutave dhe perimeve dhe depresionit ose ankthit. Në veçanti: sa më i madh të ishte konsumi i frutave dhe perimeve në mesin e njerëzve që u morën në studim, aq më i ulët ishte probabiliteti për të diagnostikuar sëmundjet mendore në vijim.

Merita e polifenoleve

Gjithnjë e më shumë studime mbështesin ekzistencën e një marrëdhënie midis inflamacionit dhe depresionit, domethënë disa çrregullime depresive janë pasojë e një gjendje neuroinflammimi kronik. E pra, frutat dhe perimet favorizojnë një reduktim të neuroinflamacionit për shkak të prezencës së polifenoleve, molekulave të afta për:

Kontrollin e stresit oksidativ dhe inflamacionit;

Komunikimin me ADN-në, duke i lejuar qelizat tona të përshtaten me mjedisin dhe të reagojnë ndaj stresit oksidativ.

Jo vetëm polifenole por edhe resveratrol dhe apigenin

Ka shumë polifenole të dobishme për t’u ndjerë mirë, madje edhe mendërisht, por ka edhe dy gjëra më të çmuara. Njëri është resveratrol, i cili gjendet në frutat e kuqe dhe vjollce si rrushi dhe boronica, ndërsa tjetri apigenin, i pranishëm në disa perime me gjethe jeshile, të tilla si selino dhe majdanozi.

konsumoni fruta tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

QSUT firmos marrëveshje me Institutin e Tumoreve në Milano, partneritet për modernizimin e shërbimit onkologjik

11:20 / July 23, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.