Ashtu si të gjithë ju e dini moderatorja Roza Lati në emisionin e saj “Why Not” çdo javë rezervon rubrika të ndryshme për të ftuarit e saj specialë.
Kësaj radhe e ftuara e mbrëmjes ishte një ndër emrat që shpesh herë turbullon mediat dhe mendjen e ndjekësve të saj, dhe kush tjetër mund të jetë kjo përveç Xhensila Peres.
Duke qenë se Xhensila është një tip sportiv dhe mendje hapur dhe rubrika e zgjedhur sot për të ishte pak speciale duke marrë parasysh pyetjen dhe personazhet e përmendur.
Pyetja e cila ju bë Xhensilës ishte: Nëse do të jetosh në shtëpi me…?
Një nga personazhet e njohur që ju përmendën krah pyetjes ishte Alketa Vejsiu.
Bukuroshja nuk kishte asnjë problem të jetonte me Alketën pasi përveçse mund të bënin muhabete biznesi, Alketa mund ta ndihmonte dhe në përgatitjen për të qenë një mami e mirë.
Mirëpo, ka dhe një problem të vogël duke qenë se si Alketa ashtu dhe Xhensila flasin shumë ato do të ziheshin se kush do të fliste e para.
“Me këtë është mirë të jetosh se Alketa për të gatuar, gatuan, muhabet biznesi bën. Mund të bëjmë muhabet fëmijësh që të më përgatitë për jetën që më pret. Nuk do ishte keq, thjesht është e sigurt që do të ziheshim kush do të fliste më shumë”