TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

‘Më mungon’! Kiara pranon ndjenjat për Luizin

23:27 / January 30, 2023

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

“Do vij të të vras, do të tërheq zvarrë…”/ Burri nga Tirana denoncon gruan: Më rreh dhe më kafshon

20:09 / January 7, 20235 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një 25-vjeçar i cili jeton në kryeqytet kërkoi ndihmë në policinë e Tiranës që ta mbronte nga gruaja që është aq xheloze sa nuk përmbahet dhe ka shpërthyer në dhunë kundër tij.

Ajo e rrahu partnerin mbasi i kërkoi llogari për adresën se ku kishte qenë orët e fundit, teksa i riu nuk kursehet të tregojë në polici se realisht nuk e kishte njohur kaq ekstreme vajzën me të cilën mbas dy viteve bashkëjetesë, vuri kurorë.

Dosja iu vendos në dispozicion Gazetasi.al nga burime policore që thanë se si shtetasi M.P ia doli mbanë të marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje nga gruaja e tij që e përshkruan si tepër nevrike dhe tepër xheloze.

“Më dukej normale xhelozia, kontrolli dhe dominimi në marrëdhënie gjatë fillimeve. Por vitin e fundit kur u martuam nuk shtyhej fare. U njoha me V. si çdo i ri që bie në dashuri dhe që do të krijojë familje. Kur mërzitej dhe shpërthente, habitesha në fillim, por kur pyeta vjehrrën më tregoi se vajza e saj ishte nevrike dhe e stresuar si tip. Kur nevrikosej më qëllonte me shpulla dhe grushta por s’ia vija re, derisa u binda se nga dhuna ajo humbiste kontrollin”,-rrëfehet i riu për bashkëmoshataren, dashuria e të cilëve nuk triumfoi. Në një nga rastet e dhunës, i riu u dhunua prej saj duke u qëlluar me sende të forta në kokë dhe në këto kushte, mbasi u konsultua me prindërit ai vendosi se duhej të divorcohej.

“Kisha shenja në qafë, në kokë dhe në bark dhe pasi u mendova gjatë sepse më kërkonte llogari për femra që nuk ekzistonin, vendosa të mos kthehesha më dhe të dorëzoja kërkesën për divorc. Ia kisha bërë të ditur se në rast se nuk ndryshonte, fundi ishte afër. Kur e njoftova për divorcin u përgjigj duke thënë: divorcin nuk ta jap!”,- shprehet 25-vjeçari i cili pavarësisht këtij paralajmërimi, vendosi që derisa gjykata të jepte vendim, të zhvendosej tek prindërit.

“Ndihem tepër i frikësuar prej saj, jam i kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht. Megjithëse po ndodhnin këto gjëra, sërish e dua dhe kur më telefonoi duke më urdhëruar “hajde më merr”, mora makinën dhe e mora. Qëndruam në hotel për tre ditë dhe ishte e qetë. Më pas më kërkoi që ta çoj tek prindërit e saj në Korçë. Rrugës u bë agresive dhe më kafshoi në kokë duke më shkaktuar një plagë të rrezikshme. E qetësova dhe më pas e çova tek terminali, e hipa në furgon dhe u largova tek prindërit e mi”, shprehet i riu në polici.

Policia tregon për Gazetasi.al se episodi i dhunës nuk ka marrë fund këtu. Në mbrëmje bashkëshorti është telefonuar nga gruaja e tij dhe është kërcënuar.

“Do vij të të vras mu në shtëpi, do të tërheq zvarrë”, i ka shkruar e shoqja në telefon. Kjo ka qenë fraza që e ka bindur 25-vjeçarin të paraqitet në komisariatin e policisë në Tiranë e të kërkojë zgjidhje ligjore.

“Nuk di më si të veproj, nuk di më si të sillem”, ankohet në polici i riu që pyetet nga agjentët nëse përdorte apo jo drogë partnerja.

“Nuk e kam parë asnjëherë diçka të tillë, di të them që ka shpërthime të çuditshme, xhelozi të sëmurë. E kam takuar herët e fundit që të sqarohesha mbasi të dy e duam njëri tjetrin, por kur mendoj sjelljen e saj, trembem dhe nuk dua të vazhdoj më. Nuk jam paraqitur më parë në polici pasi ishte diçka mes nesh ku nuk duhet të hynte shteti, por ndarja nuk u bë normale dhe as bashkëjetesa”, sqaron denoncuesi.

Policia tha për Gazetasi.al se ka marrë në pyetje shtetasen V.P. që pranon se mbas ndarjes i dhanë një mundësi martesës duke u mbyllur për tre ditë së bashku në një hotel dhe se sipas saj, i shoqi ishte i ndikuar nga prindërit.

“Kur dolëm nga hoteli shkuam në qendër tregtare, pastaj hëngrëm drekë dhe më pas luajtëm me makinë në qendër të Tiranës. Në një moment burri më akuzoi se kisha qenë e përdalë kur isha beqare dhe se kisha shkuar me burra të martuar për para dhe se pëlqeja lekun. U ngrita dhe e qëllova me shpullë në faqe, pastaj është e vërtetë që e kam kafshuar mbi kapuç në kokë. Aty duhet të kem humbur ndjenjat. Më pas shkuam në një hotel pranë freskut ku qëndruam gjashtë orë. Dolëm dhe shkuam në bllok ku pimë kafe dhe pastaj burri më hipi në makinën e tij dhe shkuam tek terminali sepse doja të ikja tek prindërit në Korçë. Gjatë rrugës pashë që ai mbante të fshehur telefonin dhe e pyeta pse po sillej kështu por mu përgjigj duke më thënë “mos më kërko llogari se e di vetë se çfarë bëj”.

Kur u ndamë riprodhova këtë bisedë dhe i shkrova “do të vras” për shkak të xhelozisë sepse po mendoja që bisedonte me dikë në Whatsapp”, deklaron 25-vjeçarja. Policia thotë se disponon prova të plota për të ngritur akuzë ndaj të resë e cila për shkaqe familjare pasi ka dy prindërit e sëmurë, nuk u arrestua, por sidoqoftë do të përballet me drejtësinë për akuzën e dhunës në familje.

Burri denonim grua xheloze
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

“Big Brother” i bandave kriminale/ Gent Mullai: 299 kamerat e sekuestruara, strategji e re kundër krimit

21:47 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023

Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë

20:33 / January 30, 2023

VIDEO/ BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës, duhej të përballonte sulmet kimike e nukleare

20:11 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.