“Arrest me burg” është masa e dhënë nga Gjykata e Lezhës për 36-vjeçarin Antonio Leka, i cili pasditen e së hënës u kap me një sasi të madhe armatimi pranë një servisi në Ishull-Shëngjin. 36-vjeçari deklaroi se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, duke i lidhur veprimet e tij në emër të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment