Policia e Lezhës ka parandaluar tentativën për vrasjen e një personi dhe grabitjen e makinës së tij.
Ajo ka sekuestruar armë zjarri, municon luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët.
Me datë 30.10.2018, ora 23:50, Strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Porosia”
Pas ndërhyrjes së agjentëve të policisë kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S. H. , 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.
M. K. 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll.
Shtetasi S.H, i porositur nga shetasi M.K, më datë 30.03.2019, gjatë orëve të vona të natës do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij, dhe më pas do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për t’u larguar.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë :
-një armë zjarri automatik kallashnikov
-një karikator me fishekë 30 copë.
-një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56.
-një kapuç ngjyrë të zezë.
-një palë doreza ngjyrë të zezë.
– dy aparate telefoni celular të markës Samsung.
