Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dobësia e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë”, Balla: Do të marrim mandatin e tretë me Edi Ramën

13:35 / September 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PS Taulant Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri 2 i PS, Taulant Balla mori pjesë në Asamblenë Socialiste të Librazhdit, e organizuar kjo në kuadër të takimeve organizative parapërgatitore për zgjedhjet 2021.

Balla theksoi se bindja në fitore, nuk duhet t’i gjejë neglizhente strukturat e PS dhe se cilësia e fitores do t’i japë mundësinë Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama të qeverisë vetëm në aleancë me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

“Është e vërtetë që ne fitojmë, por kjo fitore nuk është e mjaftueshme nëse nuk është e thellë, për të garantuar që të qeverisim vetëm në vitin 2021”, tha Balla.

Sa i përket planit organizativ, Balla u shpreh se është e rëndësishme të vijohet në thellimin e barazisë gjinore dhe tu jepen sa më shumë hapësirë të rinjve në parti.

Në takim u diskutua edhe mbi piketat strukturore të PS për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ku sipas tij, Partia Socialiste do të marrë besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën kryeministër.

“Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj COVID-19, ne duhet të jemi në komunikim me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhe më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me ata që përqeshnin nga televizori dhe facebook-u.

Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, deklaroi Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.