Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dogji 2 makina në Vlorë, bie në pranga autori 31-vjeçar

12:05 / April 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
46689621 215649472669031 2642248113674256384 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohet si autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar, si dhe dyshohet se ka djegur 2 automjete të cilat kanë qënë në pronësi të autorëve të ndryshëm.

I arrestuari është shtetasi me inicialet Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i prones me zjarr”, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të automjeteve, të ndodhura gjatë ditëve të fundit, si dhe autor i djegies së 2 automjeteve, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Si rezultat i veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Xh. K.:

٠Më datë 01.04.2022, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit F. D.;

٠Më datë 07.04.2022, ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve V. Ç. dhe V. K.;

٠Më datë 08.04.2022, ka tentuar të vjedhë automjetin në pronësi të shtetasit P. N.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:

٠E. P., 34 vjeçe, banuese në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se kjo shtetase ka kanosur, nëpërmjet mesazheve të dërguara në rrjetet sociale, shtetasen E. Ll;

٠Xh. T., 43 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi J. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, se shtetasi Xh. T. e ka mashtruar duke i marrë atij disa herë karburant dhe duke mos e paguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.