Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dogji zyrën e noterit në Sarandë, Marjo Sinani rrëfen porositësin

09:34 / June 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marjo sinani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marjo Sinani, i arrestuar nga policia si autor i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka rrëfyer përpara hetuesve emrin e personit që porositi dhe e pagoi për “punën” që do bënte.

Marjo Sinani u arrestua mëngjesin e 7 qershorit dhe në cilësinë e provës materiale, atij i janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari për djegien e zyrës së noterit të arrestuar për tjetërsim pronash.

Policia nuk ka patur asnjë dyshim se Marjo Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur zyrën e noterit dhe policia e ka marrë në pyetje për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar.

Dyshime ka patur edhe për porositësin e kesaj ngjarje dhe paralelisht për sigurimin e provave për Marjo Sinanin, forcat blu kanë siguruar dhe prova per porositësin e saj.

Mbi bazën e këtyre provave te siguruara nga policia, Marjo Sinani kur është gjendur para hetuesve, nuk i ka mbetur tjetër vec të zbërthehet para grupit hetimor dhe ka pranuar të bashkëpunojë ne lidhje me këtë hetim, i cili është ndjekur në një dinamikë të shpejtë nga grupi hetimor.

Ende nuk dihet nëse emri që dha 41-vjeçari para hetuesve është arrestuar, por që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur puna për kapjen e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Bathore

09:15 / October 9, 2026

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA zbulon detajet

10:28 / October 8, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.