Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Doja që t’i prezantoja shoqen time”/ Historia e veçantë e çiftit

21:39 / May 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
historia e dashurise 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai është një këngëtar që ka spikatur në skenën e muzikës live me zërin e tij. Një këngëtar i talentuar, i cili pas 20 viteve karrierë ka sjellë për publikun këngën e tij të parë, “Edhe pak lule”. Bëhet fjalë për Merland Kademin, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur jo vetëm për këngën, por edhe për të treguar historinë e tij të dashurisë me Benereta Kademin.

Ata janë të martuar që prej vitit 2005 dhe kanë një djalë. Gjatë emisionit, ata treguan se dashuria e tyre ka lindur natyrshëm pasi përpara se të lidheshin kanë qenë shokë.

“Ne kemi qenë 5 vite shokë, para se Landi të fillonte të kishte ndjenja për mua. Por ka qenë interesante sepse unë doja që t’i prezantoja shoqen time Landit. Ne jemi të prirur të mendojmë që duhet të kemi në krah një njeri me natyrë të njëjtë me tonën, ndërkohë që duhet një barazpeshim mes dy karaktereve. Një vit pas martese në jetën tonë erdhi djali dhe ishte i paplanifikuar, por ardhjen e tij e kam quajtur sfidën më të bukur. Fëmija është sfidë, por edhe më e bukura që mund të na dhurojë Zoti. Ne kemi mësuar bashkë ta rrisim Danielin”, tregoi Benereta Kademi.

“Kur u diskutua historia që do më prezantonte me shoqen e saj, unë nuk pata ndonjë reagim apo një tërheqje. Ne ishim shokë dhe mua më erdhi natyrshëm që asaj vajzës tjetër t’i thosha që nëse do mendoja për një vajzë, ajo do të ishte Benereta. Ajo u step dhe më vonë unë mora vesh këto “filmat” që ishin planifikuar. Unë kam qenë i rezervuar dhe prisja kohën më të përshtatshme për të dy ne, por kështu ndodhi. Tani jemi prej 14 vitesh bashkë dhe kemi një djalë që quhet Daniel. Ne kemi bërë një ceremoni në kishë, sepse edhe shoqëria jonë ka lindur në kishë. Jemi njohur në një bashkësi protestante dhe kishte më shumë sens për ne ta trajtonim ceremoninë në këtë mënyrë. Kemi bërë edhe një dasmë të vogël për të ruajtur traditën tonë. Bena, në kuptimin e plotë të fjalës, është gjysma ime më e mirë dhe përpos kësaj më ka mësuar shumë për prindërimin me djalin tonë. Bena është shumë më e kujdesshme dhe ka qenë një ndihmë e patjetërsueshme për mua”, shtoi Merland Kademi.

rudina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.