Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Doja të isha larg papërgjegjshmërisë shqiptare”, aktorja tregon pse hoqi dorë nga “Klanifornia”

12:17 / January 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liza kujofsa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në muajin shtator, Lisa Kujofsa vendosi të shkëputej nga “Klanifornia”. Këtë lajm ajo e dha vetë për ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke i falenderuar gjithë kolegët dhe publikun për mbështetjen. Aktorja tashmë ka nisur jetesën në Itali dhe ka zgjedhur të jetë afër publikut me disa video që i realizon vetë dhe më pas i publikon në “Youtube”.

Ndërkohë gjatë një lidhje me “skype” për “Abc e Mëngjesit”, Lisa tregoi se përse vendosi të hiqte dorë nga “Klanifornia”. Aktorja u shpreh se mungesa e publikut ishte një nga arsyet kryesore, si dhe mungesa e përgjegjshmërisë nga shqiptarët në lidhje me pandeminë. Ajo nuk tha të kishte ndonjë gjë konkrete me spektaklin, duke qenë se arsyeja kryesore sipas saj ka qenë Covid-19 dhe pasojat e tij. Lisa tregoi se vetë nuk del shumë nga shtëpia, përveçse kur i është dashur të bëjë pazar.

“Mua më merr malli për publikun. Klanifornia fatkeqësisht si të gjitha spektaklet me publikë nuk ka më publikë, që këtu fillon një mangësi, një ftohtësi. Shfaqet që janë me publik dhe duan reagimin e menjëhershëm, është vrastare, është shumë e vështirë. Unë për vete për shembull e ndjej shumë të vështirë, po nuk pata reagimin e bluaj në mëndje gjatë gjithë kohës dhe them me vete ‘o bo bo ç’po bëj unë këtu, ç’dua unë këtu’. Kjo mund të jetë një nga arsyet, arsyeja kryesore ishte që doja të isha në shtëpinë time dhe doja të isha larg një papërgjegjshmërie masive shqiptare për kundrejt situatës në të cilën ndodhemi. Nuk kam as turp dhe as frikë ta them. Më vjen keq që shoh të tilla situata. Ti mund të më besosh ose jo, që kur ka ardhur viti i ri unë kam ardhur vetëm një ditë jashtë se më duhet të bëja pazar se duhej ndonjë frut në shtëpi. Unë nuk kam dal sepse kam një lloj përgjegjshmërie, siç bëjnë të gjithë të tjerët që më rrethojnë”, u shpreh aktorja./ Iconstyle

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dashuria ime është këtu”- Ish-banorja e BBVA ndan lajmin e bukur: Sjell në jetë një vajzë

22:39 / October 26, 2026

Ndahet nga jeta Eroll Jakupi, autori i këngës së njohur “Vetëm 5 minuta”

16:00 / October 25, 2026

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.