Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Doja t’i fusja gërshërët vetes”/ Shkoi nuse nga Dibra në Sarandë, 40-vjeçarja: Më detyruan të martohem me…

17:09 / July 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DIBRA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga ëndrrat për një martesë të lumtur, te dhuna fizike e psikologjike e bashkëshortit dhe akuzat për inçest, kjo është historia që u trajtua ditën e sotme në një emision televiziv në News24.

Zylfie Lame, 40-vjeçarja nga Dibra, u martua para 15 viteve me shpresën që vështirësitë ekonomike dhe dramat në shtëpinë e babait do të merrnin fund, pa ditur që pikërisht drama e jetës së saj ende nuk kishte filluar.

Bashkëshorti, që e detyruan të kishte në krah, ishte një person që prej vitesh kishte kartelë të shëndetit mendor. Pasi u përball me këtë të vërtetë, për të ishte shumë vonë ta linte e të shkonte sërish në shtëpinë e prindërve. E detyruar nga bashkëshorti, 40-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë pas një periudhe të shkurtër kohë.

Pasi djali erdhi në jetë, kjo grua sikur mos t’i mjaftonte dhuna sistematike, u përball me një akuzë që e bëri të mendojë edhe vetëvrasjen.

“Djalin nuk e ke me mua, por me vëllanë ose vjehrrin tënd”, ishin pikërisht këto fjalë që kjo grua akuzohej nga i shoqi.

E gjendur në këtë situatë, Zylfie Lame u detyrua të qëndronte prej muajsh mbyllur. Sakaq, bashkëshorti tentonte vazhdimisht të vriste fëmijën e porsalindur, duke shprehur që ai nuk kishte vend në shtëpinë e tij.

Rrëfimi i gruas: Unë isha 25 vjeçe, kur më gënjyen për t’u martuar. Më thanë do jesh në mes të Sarandës, do jesh rehat. Por, nuk më doli ashtu. Kam udhëtuar dy ditë, nga Dibra në Sarandë, për të shkuar nuse. Më treguan gjithë të mirat, por jo të këqijat. Unë besova. Erdhi më solli Lira, më vuri varëse floriri të trashë dhe më tha që do jem si princeshë. Por, që rrugës, kur po shkoja nuse, e kuptova, u ftoha. As burri, as kunatat, as vjehrrit, nuk më hynë në zemër. Një muhabet nuk e bënim, një hall shtëpie nuk e qanim dot si çift. Ai burrë nuk më hyri në zemër.

Ai kishte probleme. Familjen nuk e lajmërova, se unë kam vuajtur te dera e babait, se ishim shumë të varfër. Nuk më linin as telefon në dorë, më linin roje. Ishte xheloz i madh. Ashtu ja thoshte truri. Shkova në Greqi për 10 ditë, por isha e mërzitur. Çdo gjë që bëja me burrin, merrej vesh. Kur shkuam në Greqi, mbushte këpucët me nevojë dhe u thoshte shokëve i ka mbushur gruaja. Doja t’ia fusja vetes me gërshërë, nuk dija ç’të bëja. Pronari grek i thoshte që paske alamet nuseje, duhet ta mbash në duar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.