Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë celebruar sot në martesë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja duke publikuar disa foto ku shihet se të dy janë veshur me kostume e atlete, larg veshjeve tradicionale.
“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, shkruan Dojna.
