Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Doktor Bardhyli” rrëfen historinë e bukur të dashurisë me bashkëshorten e tij: U njohëm në …

16:48 / February 28, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 603ba69c7e6ff
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori dhe pedagogu i njohur Petrit Malaj i njohur nga të gjithë për rolin e ‘Doktor Bardhylit’ , ka rrëfyer sot për rubrikën ‘Gjysma ime’ historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij, Anetën.

Petriti tregon se e ka njohur Anetën në një mbrëmje mature, ku kishte shkuar të merrte kushërirën e tij dhe ngeci aty. Kushërira e prezantoi me Anetën nga ku vallëzuan dhe filluan të flisnin për artin.

Marsela Çibukaj: Si u takua një tropojan me një vlonjate?

Petrit Malaj: Unë kam qenë student nga viti ’82-83 dhe shkoj në Vlorë tek dajot e mi. Unë nënën e kam nga Vlora dhe babai nga Tropoja dhe shkoj në Vlorë për të qëndruar disa ditë tek dajoja im. Kishte mbrëmjen e maturës vajza e dajos dhe na thotë dajoja a shkon dot me Dhimon dhe merreni vajzën se vajti gjatë kjo punë. Shkojmë për të marrë vajzën e dajos dhe ngelim brenda sepse na pëlqeu ajo mbremja që ata kishin. Na mbajtën dhe na ftuan brenda. Pikërisht kjo ka qenë nata e parë që unë kam parë Anetën.

Marsela Çibukaj: Po ne vallëzuam bashkë?

logo

 BREAKING NEWSAKSIDENTI TRAGJIK NË AKSIN LEVAN-VLORË/ VIKTIMA ËSHTË NJË 18-VJEÇAR, 4 TË RINJ NË GJENDJE TË RËNDË, POLICIA JEP DETAJET E PARA  x

AKTUALITET

Si rrallëherë, ‘doktor Bardhyli’ rrëfen historinë e bukur të dashurisë me bashkëshorten e tij: U njohëm në mbrëmjen e maturës së kushërirës!

s

SHKRUAR NGA SOT.COM.AL28 SHKURT 2021

Si rrallëherë, ‘doktor Bardhyli’ rrëfen

Aktori dhe pedagogu i njohur Petrit Malaj i njohur nga të gjithë për rolin e ‘Doktor Bardhylit’ , ka rrëfyer sot për rubrikën ‘Gjysma ime’ historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij, Anetën.

Petriti tregon se e ka njohur Anetën në një mbrëmje mature, ku kishte shkuar të merrte kushërirën e tij dhe ngeci aty. Kushërira e prezantoi me Anetën nga ku vallëzuan dhe filluan të flisnin për artin.

Marsela Çibukaj: Si u takua një tropojan me një vlonjate?

Petrit Malaj: Unë kam qenë student nga viti ’82-83 dhe shkoj në Vlorë tek dajot e mi. Unë nënën e kam nga Vlora dhe babai nga Tropoja dhe shkoj në Vlorë për të qëndruar disa ditë tek dajoja im. Kishte mbrëmjen e maturës vajza e dajos dhe na thotë dajoja a shkon dot me Dhimon dhe merreni vajzën se vajti gjatë kjo punë. Shkojmë për të marrë vajzën e dajos dhe ngelim brenda sepse na pëlqeu ajo mbremja që ata kishin. Na mbajtën dhe na ftuan brenda. Pikërisht kjo ka qenë nata e parë që unë kam parë Anetën.

Marsela Çibukaj: Po ne vallëzuam bashkë?

Aneta: Po ne vallëzuam bashkë sepse vajza e dajës nuk donte që të ikte shpejt, thotë ju lutem a mund t’i merrni dhe këta të kërcejnë që ta shtyj dhe unë pak kohën? Ajo i dinte prirjet e mia për artin dhe duke qenë se Petriti ishte student, dhe i thotë a mund ta marrësh të kërcesh me këtë shoqen time se dhe kjo do të vijë atje për aktore dhe me këtë rast flisni dhe bashkë. Vallëzuam dhe ndërkohë po shkëmbenim mendimet lidhur me artin.

Marsela Çibukaj: Por nuk ndodhi ajo shkëndija që mund të linte të kuptonte që diçka mund të lindte?

Aneta: Jo, mbeti me aq.

Petrit Malaj: Pastaj jemi takuar në verë përsëri në plazh në Vlorë. Më pas shkuam dhe pak më tej, luajtëm me top volejboll, por përsëri ishim brenda një miqësie, njohjeje fare normale.

Marsela Çibukaj: Dhe më pas çfarë ndodhi?

Petrit Malaj: Kur Aneta erdhi studente, fitoi konkursin dhe erdhi studente në fakultet. Padyshim që jemi parë diku në ato korridoret e fakultetit, më foli e pashë dhe më tha kam ardhur studente këtu.

Aneta: Viti i parë ishte shumë i vështirë, janë disa etyde që ne punojmë në vitin e parë dhe i kërkova ndihmë Petritit. Aty më dha një bllok që kishte etydet e veta, në faqen e parë të bllokut rastësisht kishte fotografinë e vetë që kishte dalë shumë bukur dhe sa herë hapja fletoren që të shihja etydet, fleta e parë ishte fotografia.

Petrit Malaj: Dhe pak nga pak filluam të njiheshin, Aneta jetonte në konvikt tek Qyteti i Studentit. Unë mbaj mend që e përcillja sepse punonim deri vonë në shkollë dhe unë e prisja dhe e përcillja deri në Qytetin e Studentit dhe shtëpia ime në Laprakë. Kisha një biçikletë që bëja rrugët nëpër Tiranë, ka ndodhur që kam ndenjur deri në 12 të natës me Anetën aty jashtë konviktit, dhe kam parë që goma e biçikletës e shpuar, o Zot si do shkoj deri në Laprakë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.