Intervistoi Manjola Dervishi
Ditët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një thirrje për qytetarët në vend që të vaksinojnë fëmijët nga fruthi.
Instituti njoftoi se për periudhën 1-15 janar 2019 janë raportuar në total 15 raste të konfirmuara me fruth.
Doktor Elidian Behluli në një intervistë eskulzive për tirananews, tregon se çfarë duhet të dimë për fruthin dhe se cilat janë simptomat dhe pasojat më të rënda të tij.
Doktori shpjegon se fruthi është një patologji infektive akute, e cila transmetohet drejprdrejtë me sperklat, që përhapen në ajër dhe bien në kontakt me mukozat e rrugeve të frymemarrjes.
Kush rrezikohet nga fruthi?
Fruthi në përgjithësi prek femijët e pavaksinuar. Rrallë ndodh që fruthi të prek fëmijët deri në 6 muajsh sepse kanë antitrupa të fituara nga nëna nëpërmjet transmetimit intraplacentar.
Cilat janë shenjat e fruthit?
Fruthi kalon nëpër disa stade me shenjat klinike përkatese:
Stadi prodromale ose stadi i parë, zgjat deri në 1 javë me këto shenja klinike:
Temperaturë e lartë, kollë, rinit me sekrecione, të tështitura, laringit
Këto shenja klinika të mësipërme janë të ngjashme me shenjat klinike të gripit
Nga fundi i kësaj faze shfaqen në brendësi të gojës (në mukozës e saj) shfaqen enantema (njolla e Koplik-Filatovit), të cilat janë pika të vogla qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.
Stadi i ekzantemës ose stadi i dytë, fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40 °C, me paraqitjen e njollave të kuqë në lëkurë (ekzantemës makulopapuloze), qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime) dhe ditet ne vazhdim ne te gjithe trupin. Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet.
Stadi i konvaleshencës ose stadi i tretë, në këtë faze kemi permirësim të gjendjes.
Nëqoftëse nuk ka ndërlikime shërimi ndodh për 2 javë.
Si trajtohet kjo sëmundje?
Mjekimi i patologjise kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekim simptomatik. Nuk ka nje trajtim specifik per fruthin. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta dhe duhet tё ajroset sa mё shumё. Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, barna kundёr temperaturës, kundёr kolles, vitamina dhe lёngje. Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.
Kur duhet të jemi të shqetësuar se gjëndja është e rëndë?
Po duhet të shqetësohemi kur kemi këto shenja:
Probleme frymëmarrje
Ka dhimbje veshi (otitis)
Ngurtësim të qafës
Përgjumje
Kollë të shpeshtë me sekrecione
Vonesa në urinim
Dokor cilat janë komplikacionet që jep fruthi?
Duhet të kemi kujdes nga komlikacionet e fruthit sidomos tek femijet.
Në disa raste të rralla mund të shkaktoj infeksion të veshit deri në humbje të dëgjimit, pneumoni nga mbivendosja e infeksionit bacterial, nderlikimet neurologjike (encefaliti), si dhe temperatura të larta, tek fëmijët meshkuj mund çoj deri sterilitet.
Ndërsa, panencefaliti subakut sklerotizant (patologji e qelizave trurit) është një patologji digjenerative e rrallë që shfaqet disa vite pas infeksionit të fruthit./Tirananews.al/