Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Doktor, Elidan Behluli: Si të dalloni që në fazën e parë se fëmija juaj është prekur nga fruthi

17:50 / January 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elliii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Intervistoi Manjola Dervishi

Ditët e fundit Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një thirrje për qytetarët në vend që të vaksinojnë fëmijët nga fruthi.

Instituti njoftoi se për periudhën 1-15 janar 2019 janë raportuar në total 15 raste të konfirmuara me fruth.

Doktor Elidian Behluli në një intervistë eskulzive për tirananews, tregon se çfarë duhet të dimë për fruthin dhe se cilat janë simptomat dhe pasojat më të rënda të tij.

Doktori shpjegon se fruthi është një patologji infektive akute, e cila transmetohet drejprdrejtë me sperklat, që përhapen në ajër dhe bien në kontakt me mukozat e rrugeve të frymemarrjes.

fruth

Kush rrezikohet nga fruthi?

Fruthi në përgjithësi prek femijët e pavaksinuar. Rrallë ndodh që fruthi të prek fëmijët deri në 6 muajsh sepse kanë antitrupa të fituara nga nëna nëpërmjet transmetimit intraplacentar.

Cilat janë shenjat e fruthit?

Fruthi kalon nëpër disa stade me shenjat klinike përkatese:

Stadi prodromale ose stadi i parë, zgjat deri në 1 javë me këto shenja klinike:

Temperaturë e lartë, kollë, rinit me sekrecione, të tështitura, laringit

Këto shenja klinika të mësipërme janë të ngjashme me shenjat klinike të gripit

Nga fundi i kësaj faze shfaqen në brendësi të gojës (në mukozës e saj) shfaqen enantema (njolla e Koplik-Filatovit), të cilat janë pika të vogla qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.

Stadi i ekzantemës ose stadi i dytë, fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40 °C, me paraqitjen e njollave të kuqë në lëkurë (ekzantemës makulopapuloze), qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime) dhe ditet ne vazhdim ne te gjithe trupin. Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet.

Stadi i konvaleshencës ose stadi i tretë, në këtë faze kemi permirësim të gjendjes.

Nëqoftëse nuk ka ndërlikime shërimi ndodh për 2 javë.

Si trajtohet kjo sëmundje?

Mjekimi i patologjise kёrkon pёrdorimin e masave higjeniko-sanitare dhe mjekim simptomatik. Nuk ka nje trajtim specifik per fruthin. Pacientёt duhet tё qёndrojnё nё dhoma tё veçanta  dhe  duhet tё ajroset sa mё shumё. Mjekimi me barna ёshtё simptomatik, barna kundёr temperaturës, kundёr kolles, vitamina dhe lёngje. Nё rast tё paraqitjes sё komplikimeve si pezmatimi i veshit ose i mushkёrive, mund tё pёrdoren edhe antibiotikë.

Kur duhet të jemi të shqetësuar se gjëndja është e rëndë?

Po duhet të shqetësohemi kur kemi këto shenja:

Probleme frymëmarrje

Ka dhimbje veshi (otitis)

Ngurtësim të qafës

Përgjumje

Kollë të shpeshtë me sekrecione

Vonesa në urinim

Dokor cilat janë komplikacionet që jep fruthi?

Duhet të kemi kujdes nga komlikacionet e fruthit sidomos tek femijet.

Në disa raste të rralla mund të shkaktoj infeksion të veshit deri në humbje të dëgjimit, pneumoni nga mbivendosja e infeksionit bacterial, nderlikimet neurologjike (encefaliti), si dhe temperatura të larta, tek fëmijët meshkuj mund çoj deri sterilitet.

Ndërsa, panencefaliti subakut sklerotizant (patologji e qelizave trurit) është një patologji digjenerative e rrallë që shfaqet disa vite pas infeksionit të fruthit./Tirananews.al/

fruthi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.