Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Doktoraturat abuzive te juridiku, fitojnë ata që duhej të ishin skualifikuar

21:10 / April 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fakulteti i Drejtesise 700x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot “Stop” u ndal te doktoraturat për vitin akademik 2021-2022, me thirrjen që u bë në Prill 2022. U përcaktuan 36 kuota dhe në Shtator u shpallën 37 fitues, një më shumë ndërsa për të tjerët ka ndryshim të destinacionit të kuotave pa miratim.

Tani pas një viti akoma nuk janë përcaktuar temat e kandidatëve. Departamenti i të Drejtës Publike nga 11 pedagogë të deklaruar ka zbritur në 8, që duhet të udhëheqin 9 studentë, edhe pse urdhri i ministrisë është “një udhëheqës-një kandidat”.

“Stop” ka siguruar edhe proces-verbalet e vlerësimit nga komisioni ‘ad hoc’, ku rezulton, se fitues janë ata, që duhet të ishin skualifikuar.

“Është një mënyrë vlerësimi disi e paqartë, por a arritëm ta zbërthejmë”, tha gazetarja e “Stop”.

Sot janë 9 fitues, por sipas gazetares nëse do ishin zbatuar kriteret e vendosura në lidhje me programin e studimeve Bachelor dhe Master, mesatarja që duhet të jetë 8.5 dhe angazhimi akademik duhej të ishte një tjetër listë.  

“Rosalba Basha ka Bachelor në Torino të përkthyer dhe noterizuar, diplomë dhe listë notash. Mesatarja është 8.2. Automatikisht duhet të ishte skualifikuar. Ilir Bajraba, i renditur i shtati në listën fituese. Ilir Bajraba është këshilltar i Shërbimit të Komisioneve Bashkëpunëtor i Institutit Parlamentar të Kuvendit me vërtetim. A mos sot parlamenti i Shqipërisë nuk është një institucion kërkimor shkencor dhe aq më pak deputetët nuk bëjnë rolin e shkencëtarit. Megjithatë sot është fitues pavarësisht se nuk ka një diplomë që lidhet me programin e studimeve të drejtësisë. Kjo referuar deklarimeve në këtë proces-verbal ku Ilir Bajraba ka një Bachelor në Arte dhe Ekonomi, e përkthyer, e noterizuar. Kalojmë në një tjetër fituese. Naureta Llagami e cila është vlerësuar me pikët maksimale për angazhimin akademik që ka vetëm 3 vite, ndërkohë në mënyrën e vlerësimit komisioni “ad hoc” përcakton se më shumë se  3 vite do të vlerësohet me 15 pikë, ndërkohë në proces verbal, Llagami për eksperiencën ose angazhimin akademik është vlerësuar me pikët maksimale, 25 pikë. Kalojmë tek kandidati fitues i 9, Kristi Anastas i cili është një punonjës i KLSH dhe ka deklaruar se në 5 vite pune ka angazhim akademik si pedagog. Këtë e ka provuar vërtetimi i lëshuar nga vetë vërtetimi i lëshuar nga Fakulteti i Drejtësisë që mban datën 24.05.2022. Ndoshta për të qenë transparent komisioni “ad hoc” duhet të bëjë publike punën e tij si pedagog dhe eksperiencën e angazhimin e tij akademik, kur dhe ku e ka zotëria në fjalë”, u shpreh gazetarja.

Kujtojmë se disa javë më parë për abuzimet me pagesat e pedagogëve në Fakultetin Juridik. Në dokumentet e publikuara nga “Stop”, flitej për shifra të ekzagjeruara pagesash, të cilat justifikoheshin me mbingarkesën apo pagesat ekstra.

Dekania Dorina Hoxha për vitin 2020 kishte marrë aq pagesa, sa i bie të ketë punuar 18 orë në ditë gjatë këtij viti akademik. Po kështu lista tregonte të tjerë emra, që “punojnë” edhe në kohën e gjumit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.