Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Doktorët po bëjnë miliona me ‘operacionet e virgjërisë’ në fshehtësi të plotë”

14:22 / January 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
virgjeri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjekët britanikë janë vënë përballë akuzave se po fitojnë mijëra para nga operacionet për të rikthyer virgjërinë vajzave të cilat duan të martohen “të paprekura”

Në një artikull të bërë publik nga “Daily Mail”, thuhet se qindra vajza detyrohen të kalojnë një procedurë intime të quajtur “hymenoplasty” për të provuar se ato janë të virgjëra për natën e tyre të martesës dhe për këtë paguajnë shuma relativisht të larta.

Një hetim nga “Sunday Times” zbuloi se ekzistojnë të paktën 22 klinika që ofrojnë shërbimin privat, kryesisht në Londër.

Disa klinika private kërkojnë deri në 3,000 paund dhe i tërheqin pacientët me reklama që premtojnë se operacioni mund të “rikthejë pafajësinë e tyre” dhe janë “100 përqind të sigurta”.

Shumica janë femra të reja myslimane nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Azisë nën presion për t’u martuar të virgjëra.

Mohammad Masood, drejtor i “MAS Gynecology”, tha se kërkesat për procedurën në klinikën e tij “Harley Street” ishin rritur katërfish që nga viti 2014.

Ai tha se pacientet e tij zakonisht e gjejnë përmes internetit dhe ishin “pothuajse të gjitha myslimane”.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale është e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Masood mohoi pretendimet se po kërkonin mënyra përfitimi prej femrave që duan të martohen të virgjëra dhe se thjeshtë po ofrojnë një shërbim.

virgjeri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

“Kontrolli është dashuri për veten”/ Nis Tetori Rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

10:09 / October 1, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.