Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dokumentet e sekuestruara të Trump/ Departamenti i Drejtësisë merr vendimin për kërkesën e ish-presidentit

22:25 / September 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe avokatët e ish-presidentit Donald Trump kanë paraqitur një listë kandidatësh të mundshëm që mund të shërbejnë si “ekspert i pavarur” për të shqyrtuar materialet e sekuestruara nga rezidenca e zotit Trump në Florida.

Ekipet ligjore të të dyja palëve paraqitën të premten në mbrëmje emrat e kandidatëve që mund të kualifikohen për këtë detyrë. Eksperti i posaçëm është një palë e tretë e pavarur e caktuar nga një gjykatë për të shqyrtuar dokumente në çështje të ndjeshme ligjore.

Gjatë kontrollit të 8 gushtit në Mar-a-Lago të Floridas, agjentët e FBI morën afro 13,000 dokumente dhe objekte. Midis dokumenteve, më shumë se 100 ishin të klasifikuara, disa të etiketuara si “tepër sekret”.

Gjykatësja Aileen Cannon urdhëroi emërimin e një eksperti të posaçëm të hënën, duke plotësuar kërkesën e ekipit të zotit Trump. Gjykatësja gjithashtu i ndaloi prokurorët të analizonin dokumentet e klasifikuara ndërsa kryhet një rishikim i pavarur, por tha se zyrtarët e zbulimit mund të vazhdojnë të përdorin të dhënat e sekuestruara për të kryer një vlerësim të sigurisë kombëtare.

Departamenti i Drejtësisë tha të enjten se nuk mund ta ndajë lehtësisht vlerësimin e sigurisë kombëtare nga puna e tij hetimore.

Departamenti i kërkoi gjykatëses të enjten të pezullonte pjesë të urdhrit të saj, duke thënë se vendimi po pengon një hetim të FBI-së për trajtimin e të dhënave të klasifikuara të mbajtura në Mar-a-Lago.

drejtesia truump vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.