Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dokumenti/ “Boom” kallëzimesh nga qytetarët në SPAK, këtë herë radhën e ka gjyqtarja Klodiana Gjyzari

18:34 / October 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klodiana Gjyzari me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës  së Apelit Vlorë është kallzuar penalisht në SPAK për veprat penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal,  vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e funksionarit të lartë gjyqësor, shkak i kallëzimit është bërë një raport i DSIK i nxjerrë tashmë për gjyqtarin e hequr tashmë nga vetingu Artur Malaj, i cili sipas DSIK dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me gjyqtaren Klodiana Gjyzari .

Kallzimi është bërë nga shtetasja A.Ç me banim në qytetin e Lushnjes  e cila tregon se ka dëgjuar në media të ndryshme se shtetasja Klodiana Gjyzari me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës  së Apelit Vlorë është e korruptuar dhe për këtë fakt ka depozituar në SPAk kallëzim penal për vepërat penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal, shkruan infront.al.

“Unë jam interesuar për personalitetin e kësaj gjyqtareje e cila nga informacionet që unë kam marrë kjo gjyqtare është e inkriminuar dhe e faktuar, kjo me vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artur Malaj,  ku gjatë shqyrtimit te provave ka rezultuar se ky i fundit është përfshirë në korrupsion me gjyqtaren Klodiana Gjyzari, dhe prova kryesore është raportit të DSIK ku provohet dhe implikimi i gjyqtares Gjyzari. Në raport thuhet se gjyqtari Artur Malaj dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me gjyqtaren Klodiana Gjyzari. Artur Malaj, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me znj. Klodiana Gjyzari, gjyqtare pranë kësaj gjykate. Zonja në fjalë ka marrë me short çështjen civile… Dyshohet të ketë zvarritur gjykimin. Gjyqtarja Klodiana Gjyzari, në dhënien e vendimit civil me nr. 1513, datë 23.09.2005 në bashkëpunim dhe në interes të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë Artur Malaj, jep…një pronësi me parashkrim fitues një pronë publike, në një qytet të Vlorës. Sipas informacioneve rezulton se shtëpia objekt i vendimit civil gjyqësor është ndërtuar pa leje ndërtimi në vitet 1995-1996 nga babai i z. Artur Malaj. Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka përdorur pozitën e tij me qëllim përfitimin e një prone (truall, pronë shtetërore) në qytetin e Vlorës”, vijon raporti. Për këtë fakt Kriminal të mara dijeni nga media të ndryshme  unë shtetasja A.Ç kam bërë këtë kallëzim penal drejtuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi fakti i mësipërm i provuar është vepër penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal.”, thuhet në kallëzim.

  • 1 5
  • 2 2

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.