Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dokumenti/ Çmimi i naftës, Edmond Spaho: Shikoni si Balluku nxori në shesh gënjeshtrën e Ramës dhe Anila Denajt

14:25 / July 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spaho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho në një deklaratë për mediat foli për rritjen e cmimit të naftës me 2 lekë për litër.

Spaho deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave Anila Denaj i gënjyen shqiptarët për çmimin e naftës, por sipas tij ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku i nxori në shesh gënjeshtrën.

‘Edi Rama dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësisht kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend. Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve thuhet qartë se kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor. Ky është dokumenti ku ministrja sqaron se këto kosto mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor si dhe thekson që në këtë fazë është e pamundur të llogaritet tarifa e  mbajtjes dhe menaxhimit të rezervës së sigurisë’, tha Spaho, ndërkohë që pretendon se Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në botë.

‘Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjët në Evropë, pasi Edi Rama vendosi dy vjet më parë taksën e qarkullimit 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re për të rritur sërish çmimin është goditje direkte për qytetarët, 31% e të cilëve nuk mbyllin dot muajin. Ky është një nga ata vendime për të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e cilësoi Shqipërinë si vendi më i korruptuar në ballkan’, theksoi nënkryetari i PD.

edmond spaho tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.