Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjenerali grek, Nikollae Girallakis i kishte dhuruar Rugovës një pistoletë me 200 fishekë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Merovci rrëfen se kjo revole i ishte dhuruar në një takim më 19 korrik të 1992.

Sipas Merovcit, Rugova ia kishte dhënë atij revolen, duke i thënë “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.

Postimi i plotë nga Adnan Merovci
Veç fakte!Kujtesë institucionale dhe personale:Gjenerali grek i dhuron revole dhuratë Presidentit RUGOVA!Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjenerali Nikollae GIRILLAKIS, kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat. Asgjë e pazakontë derisa ushtaraku GIRILLAKIS nuk ia dhuroi Kryetarit një revole “Beretta” 9 mm në një kuti me 200 fishekë. Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?” “Po pikërisht për RUGOVËN”, thanë. Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Mere, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë” . Diçka lidhej këtu dhe si i habitur vazhdova:“RUGOVËS, njeriut të paqes, GANDIT të Ballkanit, i dhuroni armë?”“Po”, tha z. GIRILLAKIS. Në këtë moment ndjeva dhe kuptova si asnjëherë më parë thënien e babës për armën. (Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret). Duke dashur që zbërthimin e kësaj domethënieje t’ia atribuoja vetes thashë:“Është simbolikë shumë e saktë. Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret kurrë. Si dhuratë për RUGOVËN kjo do jetë arma më e mirë në Ballkan”. Kërkova të ma shkruajnë një letër prejardhjeje të kësaj arme, sepse do të kemi probleme nëpër kufi. Nga Athina, ne duhej të fluturonim për në Londër, ku Kryetari kishte takim me Lordin KERINGTON, kryesues i Konferencës për ish- Jugosllavinë. Historia e kësaj arme – dhuratë, nuk përfundon me kaq.Unë me armë në brez në zyrat e Lordit KERINGTON në Londër!Pas vizitës në Athinë dhe takimit me kryeministrin MICOTAQIS, në korrik të vitit 1992, në program ishte takimi i Kryetarit me Lordin KERINGTON në Londër. Lordi KERINGTON ishte kryesues i Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Në Aeroportin e Athinës shërbimet greke na përcollën me tretmanin zyrtar VIP. Na vendosën në Bizness Class të aeroplanit, pa asnjë procedurë kontrolli apo verifikimi pasaportash. Me ne ishte edhe Shaqir Shaqiri dhe Imer Rama.Në valixhe kisha edhe kutinë me revolen “Beretta” dhe 200 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilën si dhuratë na e dhanë grekët. Me të zbritur në Aeroportin e Londrës, kaluam kufirin vetëm me kontroll pasaportash. Në Aeroportin e Londrës kishte dalë për të na pritur Isa ZYMBERI dhe Agron Loxha. Nga aeroporti u vendosëm në hotel, ku të nesërmen Kryetari kishte takim me Lordin KERINGTON. Para nisjes për te zyra e Lordit KERINGTON, filloi të më kaplonte një brengë rreth armës që kisha me vete.Thuajse tërë kohën kisha qenë në gjumë dhe tani u vetëdijesova se në fakt ndodhem në një flagrancë penale ose kundërvajtjeje, sepse kisha një mjet të ndaluar me vete dhe aq më keq nuk e kisha deklaruar fare dhe rrezikoja të ndiqesha për futje ilegale të armës dhe municionit. M’u bë një lëmsh në bark dhe mu nxeh kryet. Me kë të konsultohem, kush duhej ta dinte më mirë këtë punë përveç meje. Më kapi pak nervozizmi, por prapë frenova veten dhe nga frika se mos ndokush po i kontrollon valixhet në hotel vendosa me e marrë revolen me vete. Për më tepër mbusha karikatorin me jo më pak se 16 fishekë.Tamam Xhems BOND. Vendosa të mos i tregoj askujt, sepse doja që disi në heshtje ta tejkaloja këtë situatë. Kryetari, Agron LOXHA dhe unë u nisëm për në zyrën e LorditKERINGTON. Në hyrje i pari ishte Kryetari, pas tij Agroni dhe i fundit unë. Ishte kjo derë e ngushtë ku kontrolloheshin armët. Kur kalova unë desh u çmend aparatura kontrolluese prej fishkëllimës. Më ndaluan dhe u thashë se kam armë. Derisa Kryetari dhe Agroni vazhduan për të mos u vonuar unë mbeta i rrethuar nga policët të cilët më morën në pyetje dhe kërkuan leje, deklarim ose ndonjë dokument të armës etj. Fillova t’ua shpjegoj fill e për pe. Ok, më thanë, të besojmë, por ti ke thyer ligjin britanez, duke mos deklaruar armën në kufi dhe pa leje për të.Duke supozuar se do të na dalin telashe dhe se me siguri tani do ta kontrollojnë edhe dhomën e hotelit, u thashë që në valixhe kam edhe një kuti me 200 fishekë. Pas konsultimeve të shumta dhe pasi që panë certifikatën e prejardhjes që ma kishin dhënë grekët, disi u zbutën, por thanë se do të konsultohen me prokurorinë. Rrezikohesha të arrestohesha. Në fund, më konfiskohet arma, duhej dorëzuar edhe fishekët tjerë, kurse për fatin e armës do të vendosej më vonë dhe do të më njoftonin. Ky ishte epilogu më i butë dhe më i lehtë i mundshëm. Pas pak doli Kryetari dhe Agroni, kur kuptuan çka kishte ndodhur filluan shakatë dhe humorin, duke më tallur herë për naivitet, herë për trimëri e azgani. Shkuam në hotel së bashku me një veturë policie për t’i dorëzuar fishekët tjerë.Kryetari mendonte se kjo veturë po na përcillte për çështje sigurie. Në hotel na priste Isa ZYMBERI, i cili kur kuptoi çka kishte ndodhur filloi të tallej, bënte humor, kritika etj. Krejt ishin në frymën e batutave. Isa ZYMBERI më quajti Adnan BOLETINI. Në fakt ishte ky një gjest sa naiv, aq edhe i paevitueshëm për situatën në të cilën ndodheshim. Megjithatë për një çast më kaploi njëndjenjë e përzier që vështirë e kisha për ta s hpjeguar. E mbajta për vete këtë ndjenjë, sepse nuk kisha fjalë për ta përshkruar.Për një moment m’u rikujtua historia dhe bëra analogjitë kur Isa BOLETINI me Ismail QEMALIN kishin shkuar në Londër, Isa ishte i armatosur dhe duhej të dorëzonte armën. Pas sa vjetësh po në Londër me Ibrahim RUGOVËN zihem me armë. Cili ishte dallimi? Isa kishte edhe armën tjetër, të cilën e mbajti në fshehtësi. Unë kisha vetëm një. Isa mbante armën qëllimisht. Mua m’u imponua rastësisht. Për një çast m’u dëftua figura e Isës ashtu siç ma kishte përshkruar babëgjyshi duke më pyetur: “A ende ju shqiptarët me armë n’Londër, a?” (Nga libri: “Në hap me RUGOVËN”) Dokument: Letër Deklaratë ku gjenerali grek e njef RUGOVËN President të Kosovës në vitin 1992.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here