Raportohet se çifti Laze është plagosur sonte, në orën 21.30, në banesën e tyre. Dyshohet se kanë qenë dy persona, të armatosur dhe të maskuar. Petrit dhe Afërdita Laze ndodhen në Spitalin e Traumës dhe i janë nënshkruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ende nuk dihet më saktësi nëse autorët kanë arritur që të grabisin gjë nga vila e biznesmenëve, por sipas burimeve nga policia dollapët dhe sirtarët janë gjetur të hapur dhe të shkatërruar. Petrit Laze ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja, Afërdita, ka një plagë në kofshë dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar.
