Nga Dom Gjergj Meta
Familja ka pasur forma të ndryshme të organizimit të saj në histori, qysh nga fillimi i species njerëzore mbi tokë. Zgjerimi apo tkurrja e saj varen nga kontekste historike e kulturore të ndryshme.
Ka sigurisht edhe një gjeografi të organizmit të familjes në Afrikë, Evropë, Azi e Amerikë, shumë e larmishme. Po ashtu ndryshe organizohej familja në lashtësi e ndryshe në mesjetë e po ashtu ndryshe në kohën moderne. E nuk e dimë si do të evulojë.
Por një gjë nuk ka ndryshuar e nuk mund të ndryshojë, që në themel të saj qëndron bashkimi midis një burri dhe një gruaje me qëllim mirqënien shpirtërore e materiale të tyre si edhe për lindjen dhe edukimin e fëmijëve. Atësia dhe amësia janë shtyllat e ndërtimit të familjes.
Kjo është në thelb familja, pavarësisht nga kontekstet në të cilat ajo gjendet dhe transformimet që pëson.
Ajo mbetet kasaforta e kujtesës së historisë tonë, të atyre gjesteve, fjalëve e ngjarjeve që kanë shoqëruar jetën tonë. Familja mbetet vatra më e bukur e më e ngrohtë për çdo njeri. Ajo është dhurata më e bukur e Zotit për njeriun!
GËZUAR TË DIELËN E FAMILJES!
Add A Comment
