Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dom Gjergji/ Nuk i kërkojmë Ramës asnjë borxh, thjeshtë të bëjë detyrat e tij

01:09 / July 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DOM GJERGJ META
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dom Gjergji, Ipeshkëv i Rrëshenit

Unë kam qenë prej atyre që kam pasur frikë se mund të ndodhte diçka e keqe sot. Por falë Zotit dhe shqiptarëve nuk ndodhi asgjë e keqe.

Krenar për Mirditën, Matin dhe Dibrën që nuk zgjodhën dhunën. Sidomos në Mirditë nuk pati asnjë incident, as më i vogli.

Për ndonjë analist që flet për “kriminelët e veriut” dua t’i them se në Mirditë, Mat e Dibër nuk ka kriminelë. Ka njerëz partiakë me pasione politike, nganjëherë të ndezura, me mendime të ndryshme, majtas, djathtas e në qendër, por jo kriminelë. Janë njerëz që duan familjen dhe kombin dhe duan të drejtën e të mirën. Janë njerëz që mbrëmjeve pijnë kafen bashkë e përshëndeten. Nuk janë kriminelë.

Dhe Kryeministri që sonte foli për borxh ndaj shqiptarëve, të flejë i qetë se nuk i kërkojmë asnjë borxh. Thjeshtë të bëjë detyrat e tij, sikurse çdo njëri prej nesh, unë si ipeshkëv, çdo prind në familje e çdo njeri në jetën e tij.

Historia vazhdon e nuk mbaron sot. Këta fëmijë e të rinj do të rriten e nesër do te na gjykojnë sikurse ne sot gjykojmë ata që ishin dje…

Thjesht secili të bëjë atë që i takon me shumë dashuri e përkushtim. Çdo gjë do të shkojë në vendin e vet pavarësisht entuziazmave apo pezmatimeve të momentit. Koha shoshit. T’i japim kuptim kohës dhe hapësirës.

Për sonte e për këtë ditë: paqja e Zotit me ju të gjithë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

11:34 / July 22, 2026

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

36 bashki apo më shumë?

15:06 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.