Don Xhoni dhe Butrint Imeri e kanë dëshmuar se janë miq të ngushtë. Pas përfundimit të sezonit të verës, ata kanë vendosur që t’i kalojnë pushimet së bashku. Të njëjtit së fundmi përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se ndodhen në Ibiza të Spanjës. Dyshja e famshme e estradës shihen duke u argëtuar në masë të madhe me njëri-tjetrin.

