Aktori Donald Vehshaj është një ndër konkurrentët e ‘Big Brother VIP’ që krijon jo pak situata komike brenda shtëpisë më të famshme.
I tillë ishte edhe rasti i sotëm kur “shënjestra” e tij ishte Monika Lubonja.
Teksa ajo po qëronte patatet me Fifin, Donaldi pretendon se po i dorëzonte një tenxhere me ujë të nxehtë.Teksa ai i jep tenxheren Monikës, një incident ndodh dhe presupozohet se i gjithë uji i nxehtë do të derdhej tragjikisht mbi trupin e Monikës.
Fatmirësisht e gjitha ishte një lojë dhe tenxherja ishte bosh, por gjithsesi kaq mjaftoi që Monika të ulëriste e frikësuar.
