Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Donin të manipulonin të penduarin e drejtësisë në gjyqin ndaj Shullazit, jepet dënimi për të akuzuarit

13:06 / September 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Operohet brenda burgut Emiljano Shullazi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Apeli i GJKKO (Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar) ka dënuar me 6 vjet e 4 muaj burg në total Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën, të akuzuar se tentuan të manipulonin Luftar Reçin, të penduarin e drejtësisë në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve, pwr vrasjet e vitit 2015 tw Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt. Pas gjykimit të shkurtuar, Goskova dhe Kosova përfitojnë ulje të dënimit: Goskova do të vuajë 2 vjet burgim, ndërsa Kosova 2 vjet e 4 muaj.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), më datë 12.09.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 36 akti, datë 23.05.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Ervis Kosova, Gentian Goskova, kundër vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Goskova për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

  1. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Gentian Goskova me 2 (dy) vjet burgim.
  2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gentian Goskova të fillojë nga data 19.02.2022, datë e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Kosova për veprën penale “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 312 dhe 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406, pika 1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimtar të të pandehurit Ervis Kosova me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
  5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Ervis Kosova të fillojë nga data e ekzekutimit të vendimit dhe të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 01, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Emiljano Shullazi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.