Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Donte të më vriste…”/ Dy muaj pas ndarjes, plas sherri mes çiftit të huaj në Tiranë. Zviceriania përfundon “e masakruar” në spital

18:53 / July 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhune 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sherr mes një italiani dhe zviceraneje ndodhi në tetor të vitit të kaluar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen hetimore ku sqarohet se si Roberto Criscuolo, banues në Napoli Itali shkaktoi plagë të rënda ndaj ish bashkëjetueses së tij, Jennifer Christine Andree, shtetase zvicerane por banuese në Itali.

Criscuolo akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi i ka shkaktuar plagë të rënda nëpërmjet dhunës. I pandehuri dhe viktima kanë pranuar faktin se kishin bashkëjetuar dhe se bashkëjetesa me vullnetin e tyre kishte përfunduar rreth dy muaj para ditës së ngjarjes.

“Roberto Criscuolo e ka goditur me sende rrethanore, shishe, gota, i ka shkaktuar dëmtime trupore viktimës. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezulton se ka pasur shembje të indeve të kokës dhe të trupit, e shoqëruar me plagë në kokë, në trup dhe gjymtyrë, thyerje të parakrahut të djathtë, krisje të kockës së kokës në pjesën e pasme të djathtë.

Në datën 21.10.2020, rreth orës 22:49, policia gjyqësore pasi mori njoftim se në një banesë në pallatin “Sarael”, kati i shtatë në rrugën “Marko Bocari” kishte konflikt mes dy shtetasve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se shtetasja zvicerane kishte shenja të dukshme dhune fizike. Në dyshemenë e banesës u gjetën mbetje xhamash të thyer, si dhe njolla të kuqe si ato të gjakut, ndërsa në vende të tjera të banesës si tualeti kishte peshqira me njolla të kuqe.

Edhe kartpecetat me njolla gjaku u ekzaminuan dhe rezultuan se ishin të viktimës. Ndërsa viktima pretendon se i pandehuri me veprimet e tij ka tentuar ta vrasë”, thuhet në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 6 vjet burg, ndërsa avokatja mbrojtëse ka kërkuar dënimin me minimumin e dënimit të parashikuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje

Para gjykatës, i pandehuri tha: “Jam dakord sa tha avokatja. Jam i emocionuar. Kërkoj mëshirë.” I pandehuri ka kërkuar ndjesë për veprën e kryer ndërsa avokatja mbrojtëse theksoi se nuk ka qenë i dënuar më parë ndërsa veprimet i kreu nën efektin e alkoolit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fishek dhe një letër kërcënuese/ Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari

12:59 / September 13, 2026

Nuk justifikoheshin me të ardhurat, sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë

12:26 / September 13, 2026

Rama: Shqipëria drejt marrëveshjes me një rrjet të madh universitar në Londër, në plan hapja e 4 universiteteve të reja

12:06 / September 13, 2026

Më 15 shtator shqyrtimi i masës në Gjykatën e Lartë, Veliaj: Ende nuk e kam humbur shpresën

11:45 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.