Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dorëheqja e Alibeajt, Edi Paloka: Lojë e Ramës. Kurse Sali Berisha nuk ka pse të bëjë hap pas

10:50 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684398510 paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi është mbledhur 1 muaj pas mbajtjes së “pushimit” për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Për gazetarët nga jashtë Kuvendit, deputeti Edi Paloka pretendon se zgjedhjet ishin të vjedhura nga PS. Për të Berisha nuk ka pse të tërhiqet sepse është loja që bën Rama. Kurse për dorëheqjen e Alibeajt, ai tha se ishte pa post dhe nuk ka humbur asgjë.

“Zgjedhjet i patë vetë si shkuan, përgjegjësitë tona janë ato që ju thashë, ne përballemi me një realitet që është ky, qeveri që përdor çdo mënyre për të vjedhur votat e shqiptarëve. Përgjegjësia jonë është që ose përballemi me këtë realitet me të gjithë mënyrat se si duhet të përballesh me një qeveri që nuk bën zgjedhje ose të shkojmë në shtëpi të gjithë. Berisha nuk ka pse të bëjë hap pas se këtë kërkon Rama. Të gjithë ata që bëjnë luftën që të iki Berisha duan që të lënë PD të shkalafitet. Kjo është loja që bën Rama. Ju thoni t’ia plotësojmë dhe këtë dëshirë. Nuk më intereson fare, Alibeaj nuk ka pasur asnjë post që të japë dorëheqjen. Rama do bëjë më tepër se kaq. Ka ndonjë që mendon se këto zgjedhje ishin normale? Ky milet në vend që të bërtasë e të ulërasë që jetojmë në një vend ku nuk bëhen zgjedhje. Si bindet ai që i shkon krimineli në shtëpi dhe i thotë ose do marrësh 50 mijë lekëshin ose ke punë me mua? Duhet bërë analiza. Bëjini tamam dhe vejini gishtin hajdutit dhe thoni si duhet ta zgjidhni? Nuk e kam bërë fajtor Bashën për manipulimin e Ramës. Nuk zgjidhet asgjë po ikëm ne, do vijë tjetri, do vjedhë prap Rama. Kush të dojë të vijë ta provojë, e të largojë Ramën”, tha Paloka.

Sa i përket ribashkimit të PD, Paloka tha se do të bëjnë çdo përpjekje për ribashkimin. Paloka theksoi se në rast se një prej kolegëve ka zgjidhje se si t’i japin fund ngërçit e të rrëzojnë Ramën, atëherë do e mbështesë.

edi paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.