Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dorëheqja e Bashës, Gjiknuri: Në dukje një akt fisnik i një humbësi kronik

13:21 / March 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fff 5 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i PS në Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit.
Ai është pyetur nga mediat edhe në lidhje me dorëheqjen e Lulzim Bashës si drejtues i Partisë Demokratike. Gjiknuri ka thënë se ky është akti i pari i një humbësi kronik dhe se kjo duhet të kishte ardhur me kohë.
“Është akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhet ta kishte bërë me kohë. Por ne si PS nuk e kemi vëmendjen se çfarë po zhvillohet në PD, por njëkohësisht unë edhe më parë kam thënë që PD ka hyrë në një cikël të vështirë, shkërmoqje me shumë flukse. Për shumë njerëz akti i dorëheqjes mund të duket si fillimi i fundit të këtij procesi, por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Ne jemi duke parë zhvillimet në PD, por vëmendjen e kemi tek qytetarët shqiptarë, tek problemet që ka vendi. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar edhe për të mirën e Shqipërisë, por ata kanë probleme me veten e tyre. Mazhoranca është këtu për të përballuar të gjitha këto vështirësi që janë shkaktuar nga ngjarjet ndërkombëtare.
Me kë do të bashkëpunoni pas dorëheqjes së Bashës për reformën zgjedhore? “Unë e thashë edhe më parë që reformimi kërkon kohë do ta kenë të vështirë, por ne i presim në komisionet përkatëse që ata i kërkuan. Në çdo kohë, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ne urojmë që ata ta gjejnë veten, por vendi nuk do të mbahet peng nga shthurja e tyre”, tha Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.