Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dortmundi fiton thellë ndaj Augsburgut, Bayerni mundet nga Stuttgart

17:57 / May 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dortmundi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Borussia Dortmund mori një fitore të thellë 5-1 ndaj Augsburgut. Verdhezinjtë shënuan katër gola brenda pjesës së parë teksa hapën llogaritë që në minutën e katërt me anë të Moukoko ndërsa më pas serinë e golave e vazhdoi Malen dhe sërish Moukoko. Miqtë realizuan me anë të Vargas, por Reus shënoi edhe të katërtin në shtesë.

Në pjesën e dytë, Nmecha shënoi edhe golin e pestë për Dortmund. Pas kësaj ndeshje, Dortmund ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vend të pestë duke qenë edhe më shumë e sigurt për pjesëmarrjen në Champions pasi Gjermania në sezonin e ardhshëm do të prezantohet me pesë skuadra.

Bayern Munich me mendjen te Champions League për sfidën e kthimit ndaj Real Madrid, u mposht në kampionat në transfertë ndaj Stuttgart me rezultatin 3-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Stergiu ndërsa bavarezët barazuan me anë të Kane që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Stuttgart shënoi dy gola të tjerë me anë të Jeong dhe në fund me Silas për të fituar me rezultatin 3-1. Bayern pas kësaj humbje mbetet me 69 pikë në vend të dytë, ndërsa Stuttgart është në kuotën e 67 pikëve në vend të tretë.

Borussia Dortmund
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.