Jetmira Raboshta do të jetë deputete e Kuvendit të Shqipërisë për vetëm pak muaj. Kjo pasi Tom Doshi dha dorëheqjen nga mandati i tij dhe sipas listës së kandidatëve të zgjedhjeve të 2017 do të jetë Raboshta që do të zërë vendin e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili tha se ky vendim hy në fuqi menjëherë.
“Vendosim dhënien e mandatit të deputetit të kandidatit të radhës të PSD, Jetmira Raboshta. Ky vendim hy në vendim menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditëve në Kolegjin Zgjedhor”, tha Celibashi.
