Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dosja e Dibrës/ Tabaku-Manjas: Je shembulli më i keq, ministri i përgjigjet: Kam merak që s’ju solla një tufë me lule

13:48 / May 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manja tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian të mbajtur sot ishte i pranishëm edje Ministri i Drejtësisë, i cili deklaroi se digjitalizimi ka rezultuar efektiv në luftën kundër korrupsionit.

Nga ana tjetër, deputetja Jorida Tabaku në fjalën e saj nuk la pa përmendur edhe dosjen e Dibrës ndërsa shtoi se aty janë të përfshirë edhe ministra, ku nuk la pa shigjetuar edhe ministrin Manja.

Tabaku:  Krimet zgjedhore për mua dosja e Dibrës ku janë përfshirë disa ministra ku edhe i nderuari Ulsi Manja ulur këtu me mua është shembulli me i keq. Në këtë dosje janë edhe disa ministra të përfshirë, çfarë po ndodh me dosjen e Dibrës,. Shpresoj që zoti Manja këtë manual ta konsultojë me ministra dhe kryeministrat.

Manja: Zonja kryetare se ma përmendët emrin disa herë, unë nga Dibra kam merak që nuk solla një tufë me lule, ju kujtoj që qytetarët e mi të Dibrës më votuan.

Ndër të tjera ndërsa foli për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Manja tha se digjitalizimi ka reduktuar korrupsionin në sportele por na ka dhënë mundësinë edhe të gjurmojmë abuzimet.

“Komisioni Europian ka konsideruar se Shqipëria sot ka përmbushur kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Krahas mbështetjes së luftës së korrupsionit qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa solide në  këtë luftë. Në raportin e fundit atë të vitit 2021 citohet se Shqipëria ka nivel përgatitje në luftën kundër korrupsionit dhe se është bërë progres. Pra ne kemi ardhur të raportojmë se si ne i kemi përmbushur rekomandimet e Komisionit Europian. Sa i përket forcimit të kuadrit ligjor ka krijuar drejtorinë Anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.”, tha Manja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.