Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dosja e sigurimit”, a rrezikon Ilir Meta të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme?

18:00 / July 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta7 1 770x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përfundimit të pesë viteve të tij në krye të institucionit të Presidencës, Ilir Meta u rikthye te LSI, por duke i ndryshuar emrin kësaj të fundit. Me një pjesë të bashkëpunëtorëve që ka pasur në Presidencë, Meta ka nisur aksionin për të fuqizuar “Partinë e Lirisë” për zgjedhjet e ardhshme vendore, të cilat janë vetëm 9 muaj larg. Gjithsesi, duket se dhe mazhoranca ka “kartat” e saj në dorë.
Ilir Meta rrezikon që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e radhës, nëse Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas propozimeve të Autoritetit të Dosjeve.

Shumica ka propozuar disa nene që lidhen me detyrimin e partive dhe të kandidatëve për zgjedhje vendore e qendrore që të dorëzojnë pranë Autoritetit të Dosjeve kërkesën dhe një formular për të verifikuar nëse kanë apo jo dosje te ish-Sigurimi i Shtetit.

Kërkesa dhe formulari i vetëdeklarimit të kandidatit, apo në rastet e partive politike të listës së kandidatëve duhet të dorëzohet të paktën 70 ditë para datës së zgjedhjeve dhe Autoriteti duhet t’i verifikojë të paktën 50 ditë para zgjedhjeve.

Në rastet kur kandidati, apo kandidatët kanë dosje te ish-sigurimi dhe vetë kandidati, apo kandidatët e kanë deklaruar atë, çështja më shumë se ligjore është morale, pasi ligjërisht nuk ka asgjë që ta pengojë që të garojë.

Por, në rastet kur kandidati, apo kandidatët kanë dosje në ish-Sigurimin e Shtetit dhe nuk e kanë deklaruar atë në formularin e vetëdeklarimit, çështja i përcillet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtim, që në varësi të shkeljes mund ta shqyrtojë në Komisionin për Ankesat dhe Sanksionet e deri ta adresojë në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.