Sot në Kuvend mungon Rama dhe Berisha. Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në lidhjen me interperlancën e kërkuar me kryeministrin për dosjen “McGonigal”, tha se Rama duhet të dalë këtu me pranga në duar. Sipas tij, dorëheqja është akti më i pastër. Po ashtu është shprehur edhe se nuk ka arsye pse janë përjashtuar për 10 ditë deputetët e PD-së, mes tyre Sali Berisha. Mirëpo fjalën e ia ndërprerë fjalën, pasi tha se koha e tij ka përfunduar.
“Tek po lexoja procesverbalin nuk gjeta asnjë arsye për përjashtimin e deputetëve të PD për 10 ditë, kanë kërkuar të drejtën e tyre për një mocion me debat për ish-zyrtarin e lartë të FB për lidhjet e tij për eliminimin e opozitës, ndërkohë ju vazhdoni atë skenar që tashmë ka kohë që organizohet dhe zbatohet dhe është e njëjta mënyrë dhe e njëjta formë, nëse Rama paguan agjentët e FBI korrupton ata, dhe ky parlament është i korruptuar nga po ai, po i hiqet fjala opozitës. Është akt tradhtie kombëtare, Rama kërkon të eleminojë sistemin, kolonat e sistemit dhe kërkon të ndërtojë regjimin e tij”,-tha Boçi.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla: Nuk është për procesverbalin, ju po mbani fjalim. Fjala është 2 minuta
Luçiano Boçi: Kryeministri duhet të dalë këtu me pranga në duar. Dorëheqja është akti më i pastër.
Situata në Kuvendin e Shqipërisë është sërish në kaos, dhe kjo ardhur nga grupi i Berishës.