Në seancën e sotme plenare në Kuvend, mungon kryeministri Edi Rama. Edhe pse ai u thirr në një interpelancë për dosjen “McGonigal”, por që në vend të tij, me deputetët e PD-së, do të përballet ministrja Elisa Spiropali. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar një interpelancë me kreun e qeverisë lidhur me këtë çështje. E njëjta kërkesë është bërë nga mbështetësit e Berishës. Por, këta të fundit kanë kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që debati me mocion të mos jetë me limit kohor.
Postime te ngjashme
Add A Comment
