Nesër pritet një përballje e kryeministrit Edi Rama me opozitën në Kuvend, kjo për çështjen e përfshirjes së tij me ish-zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal që po hetohet në Amerikë. Deputetët e partisë demokratike kërkuan zhvillimin e një interpelance urgjente për këtë çështje.
Në këtë seancë pjesëmarrja e opozitës nuk do të jetë e plotë. 5 deputetë të PD-së nuk do të marrin pjesë në punimet e parlamentit pasi janë të përjashtuar për shkak se 1 javë më parë bllokuan foltoren e Kuvendit duke pamundësuar zhvillimin e seancës.
Ata janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi nuk do të marrin pjesë në seancën plenare dhe as në komisionet parlamentare për 10 ditë.